Kanë kaluar 52 vite dhe nga momenti kur Anglia ngrinte lart trofeun e Kupës së Botës, mbase mbretëresha Elizabeta e dytë dhe shumë pak njerëz të tjerë jetojnë ende. 12 kampionate botërorë me radhë kanë kaluar dhe Anglia vetëm sa ka numëruar dështimet e njëpasnjëshme. Madje që nga viti 1990 kjo skuadër nuk kishte shkuar as në fazën gjysmë-finale duke bërë paraqitje totalisht zhgënjyese.
Por pas kaq shumë vitesh dhe një serie pa fund zhgënjimesh në Angli është ringjallur shpresa se trofeu i kupës së botës në futboll do të kthehet, aty ku kjo lojë u shpik. Me një skuadër të mbushur me yje, lojtarë të talentuar dhe të etur për sukses të udhëhequr nga Harry Kane dhe një trajner si Gareth Sauthgejt, Anglia ka kijuar bindjen se këtë herë mund t’ia dalë. Brezi i futbollistëve të viteve 2004-2010 nuk ia doli t’i sillte gjë Anglisë, madje do të mbahet mend për dështimin në Evropianin e vitit 2008, ku nuk arritën as të kualifikohen.
Kjo skuadër e ndërtuar me kujdes nga Sauthgejt pa padyshim që është më e forta pas asaj të të Jules Rimet, që fitoi Kupën e Botës në vitin 1966.
Në atë botëror Anglia luajti tre ndeshje në fazën në grupe duke e mbyllur e para në grup me 5 pikë, një më shumë se Uruguai. Kujtojmë se në atë kohë skuadra fituese merrte dy pikë në rast të fitores dhe jo tre. Në raundin tjetër Anglia luan kundër Argjentinës dhe fiton me rezultatin minimal, 1-0. Në gjysmë-finale “Tre Luanët” takojnë Portugalinë, sfidë të cilën do ta luanin në Uembli në prani të 94 mijë tifozëve. Dy gola të Robert Charlton, të shënuar në minutën e 30 dhe të 80, i japin fitoren Anglisë. Finalja e madhe luhet sërish në Uemblin mitik në prani të mbi 96 mijë tifozëve. Koha e rregullt mbyllet me katër gola të shënuar, por dy për secilën skuadër. Në shtesë është Charles Hrust, ai që shënon dhe dy gola të tjerë, duke i dhënë Anglisë trofeun e parë të Kupës së Botës. Ky ishte trofeu i parë dhe i fundit i Anglisë në një Kupë Bote, që pas debutimit të saj në vitin 1950.
Ajo paraqitje e Anglisë ka filluar të venitet në memorien e tifozëve edhe pse Harry Kane me shok e kanë ndezur një fije shprese. Kjo skuadër ka shansin historik për të triumfuar dhe rikthyer Kupën e Botës në shtëpinë ku lindi futbolli dhe entuziazmi është i pranishëm kudo në Angli, pasi në ishull tashmë vërtet kanë filluar të besojnë se mund t’ia dalin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.