Rend dhe Ligj

Parkime të gabuara dhe shkelje në rrugë, 12 mijë shoferë të gjobitur në një javë në Tiranë

Gazeta Si - Apeli i Policisë Rrugore për përdoruesit e makinave për të shmangur parkimin e gabuar në rrugë e trotuare, duket se nuk ka mjaftuar. Vetëm javën e kaluar, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 12.607 gjoba.

Sipas një njoftimi, kontrollet janë fokusuar te drejtuesit e automjeteve që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, si dhe tek ato që  qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.

“Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të punës për garantimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore”, thuhet në një njoftim.

LEXO EDHE:
- 'Dhuna' e karoatrecit / Udhëzimi i Ballës nuk bind ekspertët
- Një parkim i gabuar do t’ju kushtojë edhe 10 mijë lekë!!!

Kontrollet janë fokusuar kryesisht te ata drejtues automjetesh që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, ata që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë burim aksidenti.

Për shkeljet e lartpërmendura, gjatë javës së shkuar, Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative 12.607 drejtues automjetesh.

“Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin falas 112 ose në adresat zyrtare të Policisë, çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave”, njofton policia.

Duke nisur që nga ava e kaluar, policia ka nisur zhvendosjen e mjeteve me karoatrec për parkim të gabuar në rrugë.

Një masë më e ashpër për shoferët, pasi do t’iu kushtojë më shtrenjtë të tërheqin makinat në vendgrumbullimin e Policisë Rrugore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë