Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro dhe Bitcoin sërish në rritje

Nga Gazeta ‘Si’- Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet mbi suportin 1.0747 trenda gjatë javës(11-17 dhjetor) do të jetë pozitive me target paraprak 1.0778, reagimi pozitiv ndaj të cilit do ta avanconte lëvizjen për sipër drejt targetit të radhës 1.083. Tregtimi nën suportin 1.0747 do ta thellonte rënien me objektiv 1.066.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.2535 trenda do të jetë rritëse me target paraprak 1.258, reagimi pozitiv ndaj të cilit do të pasohej me avancim të mëtejshëm me target 1.2612. Tregtimi nën suportin 1.2535 hap rrugën për testimin e suportit të radhës 1.243-1.245

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi vlerën 144.36 trenda do të jetë pozitive me target 146.5. Tregtimi nën vlerën 144.36 rikthen trendën bearish drejt suportit 142.36

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi suportin 36160 trenda do të jetë rritëse me target 36620. Tregtimi nën vlerën 36160 do të pasohej nga rënie e mëtejshme me target 35500, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon rënien drejt suportit 34750

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet mbi vlerën 70.2 trenda do të jetë rritëse drejt objektivit 72.9. Tregtimi nën vlerën 70.2 do të pasohej nga thellimi  i rënies drejt suportit 65.4

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet mbi vlerën 43610 trenda dhe për këtë javë do të mbetet bullish me target 48000. Tregtimi nën vlerën 43610 do të pasohej nga lëvizje korrektuese me target 42500, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon rënien drejt suportit 40750.

Në parashikimin e javës së kaluar, Gazetasi.al theksoi se kriptomonedha do të ishte në trend rritës drejt nivelit të 40 mijë dollarëve. Disa orë më pas, ajo kapi nivelin e 41 mijë dollarëve, niveli më i lartë që nga maji i vitit të shkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë