Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Bitcoin në rritje

Nga Gazeta ‘Si’- Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet mbi 1.0850 trenda gjatë javës(4-10 dhjetor) do të jetë pozitive me target 1.091-1.092, pas së cilës pritet korrektim drejt suportit 1.077.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.2695 trenda do të jetë bullish me objektiv 1.287, reagimi pozitiv ndaj të cilit do ta avanconte lëvizjen pozitive drejt rezistencës 1.295. Tregtimi nën vlerën 1.2695 do të pasohej nga testimi i suportit 1.26, reagimi negativ ndaj të cilit do ta thellonte korrektimin drejt suportit të radhës 1.252

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet nën vlerën 147.2 trenda do të jetë bearish me objektiv 143.7. Tregtimi mbi vlerën 147.2 do ta vononte në kohë këtë tendencë duke u paraprirë nga testimi i rezistencës 147.6

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi vlerën 35920 trenda do të jetë rritëse me target 36800-36950. Tregtimi nën vlerën e sipër përmendur hap rrugën për testimin e suportit 35700

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 74.72 trenda do të jetë negative me target 72, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon rënien drejt suportit 70.1. Tregtimi mbi vlerën 74.72 do ta avanconte lëvizjen korrektuese drejt rezistencës 75.5

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet mbi suportin 39200 trenda do të jetë rritëse me target 43200. Tregtimi nën vlerën 39200 do të pasohej nga tentativa e testimit të suportit 37600

Kriptomonedha është rimëkëmbur me rreth 130% gjatë 11 muajve të fundit dhe sipas Bloomberg, shanset e Bitcoin për të arritur në 40.000 dollarë kanë shumë të ngjarë të ndodhin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë