Treg

Papunësia, KE vë në dyshim shifrat e qeverisë: Problemi mbetet madhor

Pavarësisht deklaratave të zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj se ekonomia ka rifituar vendet e punës të humbura gjatë pandemisë, raporti i progresit i Komisionit Europian nxjerr në pah se papunësia mbetet një problem madhor në Shqipëri.

KE thotë se nga dhjetori i 2019 deri në dhjetor të 2020 numri i punëkërkuesve të regjistruar u rrit me 34.5 për qind, duke shkuar nga rreth 68 mijë në 92 mijë. Ahmetaj deklaroi se niveli i papunësisë u ul përgjatë 2021, por KE vëren të kundërtën.

“Kjo (papunësia) vazhdoi edhe përgjatë 2021, ku u regjistruan deri në qershor të këtij viti 94 mijë të papunë”, vlerëson KE.

Ndërkohë, sipas studimit të forcës punëtore, numri total i punëkërkuesve në 2020, duke përfshirë këtu edhe ata që nuk kanë aplikuar në zyrat e punës për punësim, shkoi në rreth 165 mijë persona, pak më lartë se në 2019. Kjo do të thotë se pandemia, që filloi në 2020 ka ndikuar pak te rritja e papunësisë.

KE ndalet më pas te profili i punëkërkuesve. Raporti vëren se më shumë se gjysma e tyre (55.4 për qind) janë me arsim 9-vjeçar, 36 për qind me arsim të mesëm dhe vetëm 9 për qind me arsim të lartë.

“Kjo bie në kontrast të fortë me përbërjen e krahut të punës të papunësuar, sipas të cilës 32.8 për qind janë me arsim 9-vjeçar, 43 për qind me arsim të mesëm dhe 24 për qind me arsim të lartë”, vlerëson KE.

KE vëren gjithashtu se përgjithësist të rinjtë e papunësuar, të edukuar e trajnuar nuk janë të interesuar aktivisht për të gjetur një vend pune.

“Thuajse dy të tretat e të rinjve të papunë, të edukuar e trajnuar nuk kërkojnë punë në mënyrë aktive dhe shmangin zyrat e punësimit”, thotë KE.

Numri i vendeve të rea të punës të njoftuara nga zyrat e punësimit u përgjysmua në 2020 në krahasim me 2019 dhe kjo për shkak të pandemisë.

“Rreth 25 mijë vende të reja pune u hapën nga zyrat e punësimit në 2020, nga 50 mijë në 2019. Në 2020, u regjistruan të papunë 23 mijë persona, duke reflektuar në masë sfidat e tregut gjajtë pandemisë. Në fund të dhjetorit 2020, vetëm një numër i vogël, (6,3 për qind) përfituan benefitet e papunësisë dhe 31,4 për qind ishte ndihma ekonomike


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë