Jete & Stil

Pandemia: Fëmijët të trishtuar sepse nuk po mësojnë dot si duhet

Në studimin e fundit të “Save the Children in Albania” për ndikimin e pandemisë, shkruhej se 11% e fëmijëve të anketuar kanë pasur humbje të qasjes në materialet mësimore, të cilat ishin më parë të siguruara nga shkollat.

Gjatë studimit, fëmijët e anketuar po ndiqnin shkollën para shpërthimit të Covid-19, me gati 91% të tyre dhe pothuajse të gjithë ishin të sigurt se do të ktheheshin në shkollë, me vetëm 5% të tyre që kanë frikë se nuk do ta bënin.

Sidoqoftë, kur prindërit u pyetën nëse kishin besimin se fëmijët e tyre do të ktheheshin në të mësuarit, 43% e tyre ishin pozitivë, 2% mendonin se nuk do të kishte kthim në shkollë, 8% ishin të pasigurt dhe 47% e mbetur preferojnë të mos përgjigjen.

Sa i përket artikujve të të mësuarit, 6% e të anketuarve të rritur raportuan se fëmijët e tyre nuk kanë materiale mësimore, 12% përdorën fletë pune, 32% libra shkollorë të përdorur, 24% libra jashtëshkollorë, 5% programe arsimore të radios, 28% internetin.

Gjatë këtij studimi, shumica e prindërve u shprehën se, për shkak të mungesave nga pandemia, fëmijët e tyre ishin prekur emocionalisht nga situata, me 38% të tyre që shprehin shqetësim, 10% ankth, 4% trishtim dhe 22% frikë. Të tjerët nuk u përgjigjën. Vuajtja u manifestua me ndryshimin e gjumit, ndryshimet në oreks, ndryshimet në rregullimin emocional, të qarat dhe të bërtiturat e pazakonta, sjellje më agresive, shenjat e tjera të shqetësimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë