Financa Personale

Vetëm gjysma e të verifikuarve merr Pagën e Luftës. Tatimet: Ka disa arsye

Paga e luftës, pra pagesa minimale prej 26 mijë lekësh, e cila jepet për bizneset e vogla, punonjësit e tyre dhe të vetëpunësuarit që për shkak të epidemisë Covid-19 nuk punojnë dot më për momentin, u ka shkuar deri më sot 17 mijë e 231 personave ose 83% të atyre që janë miratuar e verifikuar pas aplikimit.

Të dhënat zyrtare nga tatimet tregojnë se numri i atyre që kanë aplikuar deri më tani, janë miratuar dhe verifikuar është 20 mijë e 636 prej të cilëve 3 mijë e 405 ose 17% janë në proces verifikimi pasi janë miratuar.

Numri më i madh i përfituesëve deri më tani i takon Tiranës, e ndjekur nga Korca, Durrësi, Fieri, etj.

Deri më tani kanë aplikuar që prej 1 prillit  sipas udhëzimeve të tatimeve 49 mijë e 232 biznese dhe 86 mijë e 656 punonjës.

 Pasi janë verifikuar u është miratuar ndihma financiare 12 mijë e 640 bizneseve dhe 20 mijë 636 punonjësve.

Pra pas verifikimit, janë miratuar gati gjysma e pagave të luftës, pjesa tjetër e apliakntëve mbetet në shtëpi, pa punë dhe pa pagesë mbijetese.

Tatimet, të pyetura nga gazeta "Si", shprehen se skualifikimi ka ardhur për arsye të ndryshme, një prej të cilave është mosrezultimi në listën e Ministrisë së Shëndetësisë. Por arsyet e tjera tatimet nuk i artikulojnë, teksa në kohën e izolimit, bizneset e vogla të mbyllura dhe punonjësit që kanë humbur punën mbeten pa ngrënë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë