Para

Të prekur financiarisht nga Covid-19? Si të riskeduloni kredinë

Riskedulimi i kredive nuk bëhet automatikisht për të gjithë personat që kanë marrë një kredi pranë një banke të nivelit të dytë apo pranë një institucioni financiar jo bankë.

Nëse keni vështirësi, mund ti ankoheni Bankës së Shqipërisë.

Shtyrja pa penalitete ose riskedulimi bëhet vetëm për ata persona apo edhe biznese, të cilët janë  dëmtuar si pasojë e masave të marra për të bllokuar epideminë në vend.

Kjo ndodh vetëm pasi personi ose biznesi vërteton me anë të një dokumenti se biznesi i është mbyllur apo edhe personi që është pezulluar nga puna për shkak të situatës së krijuar. Secila bankë apo institucion financiar ka kërkesat e veta.

Banka e Shqipërisë bën me dije se “Fillimisht  ju nevojitet  të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/ subjekte ku keni kredinë.”

Por sipas një  udhëzimi më të fundit të Bankës, “për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it [email protected], duke specifikuar konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar, dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë