Menaxhim

OSSh i kërkon ERE të zgjasë faturimin aforfe si në pandemi

Nga Gazeta ‘SI’ - Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë lejoj faturimin e energjisë aforfe edhe edhe për vitin 2023. Vendimi që u mor për faturimin e periudhës së pandemisë, synonte të përdoret vlerat referuese të një viti më parë, kur kishte të dhëna të padisponueshme dhe përfundon në fund të këtij viti.

OSSh argumenton se kjo lloj metodologjie ka qenë shumë afër vlerave reale, ndryshe nga metodologjia paraardhëse që ka rezultuar me një diferencë më të madhe mes situatës së konsumit real.

Kërkesa i referohet vendimit 28 të datës 14.2.2022 për vlerat referuese ku thuhet se në rastet kur Furnizuesi merr dijeni nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes se të dhënat e matjes janë përkohësisht të padisponueshme ose të paarritshme për një periudhë më të gjatë se një muaj (matësi është i dëmtuar, matësi është jashtë kushtit teknik apo mungon aksesi në të dhënat e matjes), faturimi i energjisë elektrike do të bëhet me vlerë referuese.

“Kjo vlerë do të përllogaritet bazuar në të njëjtin konsum të muajit respektiv të vitit të mëparshëm. Periudha e faturimit sipas këtyre vlerave referuese nuk mund të zgjasë me shumë se tre muaj” thuhet në vendim. I njëjti nënvizon se Furnizuesit të cilët lëshojnë faturë me vlerë referuese, të raportojnë në ERE periodikisht çdo 2 (dy) muaj, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të periudhës se raportimit, në lidhje me gjetjet e tyre mbi këto modalitete faturimi duke përfshirë analizë krahasimore të ankesave të regjistruara përgjatë aplikimit, si dhe rezultatet e të dhënave reale të matjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë