Menaxhim

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit gati në 2030-ën, plani i BE për ta bërë rajonale

Nga Gazeta 'SI' - Do të duhen 6 vite për vënien në punë të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit e cila pritet të përfundojë në 2030-ën.

Detajet janë publikuar në projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me BERZH në vlerën prej 98.7 mln eurosh për këtë projekt. Kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Aty thuhet se hekurudha do të jetë tërësisht elektrike me shpejtësi udhëtimit 120km/h,

“Projekti parashikon ndërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, ndërtimin e një tuneli me gjatësi 320 metër, ndërtimin e 12 urave etj. Me ndërtimin e kësaj linje hekurudhore pritet një fluks udhëtarësh prej 2 300 000 udhëtarësh/vit dhe volum mallrash prej 900 000 tonësh/vit”, thuhet në relacion.

Hekurudha do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi dhe do të ketë akses në portin e Durrësit në kuadër të rrjetit TEN-T. Sipas plant të BE-së, hekurudha do të bëhet rajonale me shtrirje në Beograd, Zagreb, Lubjanë dhe Budapest.

Kredia ndaj BERZH do të shlyhet për 17 vite me normë interesi të ndryshueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë