Gazeta Si- Në një operacion policor për persona të shpallur në kërkim dhe posedues të armëve të zjarrit, RENEA ka arrestuar Satilno Bashon, 37 vjeç dhe Mariglen Aliajn, 33 vjeç me 2 pistoleta gati për qitje në një lokal të Vlorës.
Policia njofton se ata mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale kundër personit. Në pranga kanë përfunduar dhe 4 persona të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me Bashon dhe Aliajn.

Konkretisht janë arrestuar:
–Satilno Basho, 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
–Mariglen Aliaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
–Bruno Shehu, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
–Mehmet Hoxhaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
–Beraldo Xhindi, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
–Kevin Metaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Të arrestuarit. pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë në ambientet e një lokali në lagjen “Lef Sallata”.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën Satilno Bashos dhe Mariglen Aliajt, dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje.
Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 Euro dhe 8 celularë.
Ndërkaq, 4 të arrestuarit e tjerë, dyshohet se kanë pasur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.