Sport

Olimpiada, anëtari i IOC: “Ka problem reale edhe për Tokyo 2021”

Ekzistojnë “probleme reale” edhe për organizimin e Lojërave Tokyo 2021. E ka pranuar australiani John Coates, anëtar i CIO: “Ka atletë që vijnë nga 206 vende. Përveç 11.000 atletëve, do të jenë 5.000 funksionarë dhe trajnerë, 20.000 anëtarë të medias, janë 4.000 persona që punojnë për momentin për organizimin e Lojërave, të cilëve do ti shtohen 60.000 vullnetarë – ka deklaruar ai – Nuk mund të shtyjmë përsëri Olimpiadën dhe duhet të supozojmë se nuk do të ketë akoma një vaksinë ose, nëse do të ketë, nuk do të kemi mjaftueshëm kohë për ta shpërndarë në gjithë botën”.

“Duhet të vendosim Fshatin Olimpik në izolim? Atletët duhet të kalojë një periudhë karantine? Duhet të kufizojmë numrin e spektatorëve në çdo vend të garës?”, këto janë pikëpyetjet që ka ngritur Coates. Fjalët e tij pasojnë ato të kreut të CIO, Thomas Bach, që ka paralajmëruar se Lojërat e Tokyos do të anulohen në rast se nuk zhvillohen në 2021. “Nuk mund të punësojmë përjetësisht 3.000 apo 5.000 persona në Komitetin organizator. Nuk mund të ndryshojmë kalendarin sportiv botëror për gjithë federatat kryesore. Ne nuk mund t'i lëmë atletët në pasiguri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë