Analize

OBSH dëshiron të luftojë ‘infodeminë’ e koronavirusit. Ja se si

Ekspertët që po përpiqen të menaxhojnë pandeminë e koronavirusit duhet të shqetësohen jo vetëm për përgjigjen mjekësor, por edhe publiku të informohet saktësisht duke luftuar atë që udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë e quan një "infodemi". Siç thotë Sylvie Briand, e cila udhëheq punën e OBSH-së në komunikimin rreth virusit, çdo epidemi sjell me vete një "tsunami informacioni dhe dezinformata".
Menaxhimi i “tsunamit” është thelbësor për shëndetin publik. Nëse njerëzit marrin informacion të saktë dhe i besojnë asaj, ka më shumë të gjasa që të veprojnë për një të mirë të përbashkët. Hulumtimi i ri nga ekipi në universitetin e Oksfordit tregon që lajmet nga gazetarët profesionistë që punojnë në organizata të pavarura të besueshme të mediave, bëjnë një ndryshim të rëndësishëm në këtë përpjekje. Njerëzit të cilët mbështeten në organizatat e lajmeve për informacione rreth koronavirusit rrjedhimisht dinë më shumë për sëmundjen.
Ja si e bëmë hulumtimin tonë.
Ne kemi punuar me kompaninë e analizimit YouGov për të kryer një studim në internet në gjashtë vende midis 31 Marsit dhe 7 Prillit. Ne kërkuam një kampion përfaqësues kombëtar të moshës mbi 18 vjeç në Argjentinë, Gjermani, Korenë e Jugut, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara për një grup pyetjesh se si ata marrin lajme dhe informacione rreth Covid-19 dhe sa besojnë në burime të ndryshme. Pastaj, për të vlerësuar njohuritë e tyre, kemi bërë një seri pyetjesh faktike në lidhje me virusin. Sondazhi u bë si pjesë e projektit "Keqformim, Shkencë dhe Media" i realizuar në bashkëpunim midis Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë dhe Institutit të Internetit të Oksfordit, i financuar nga Shkolla Oxford Martin.
Sigurisht, një studim i vetëm gjatë një emergjence komplekse dhe evolucionare botërore nuk do të jetë fjala e fundit për "infodemikën". Por mund të ofrojë prova fillestare të asaj që në të vërtetë i ndihmon njerëzit të kuptojnë dhe të informohen më mirë koronavirusin. Ne kemi matur sa shumë njerëz dinë për koronavirusin duke kërkuar nga ata që të përgjigjen nëse e sinë, e dinë gabim, ose nuk e dinë në pesë pyetje faktike, duke përdorur përgjigje autoritative nga Organizata Botërore e Shëndetit ose institucione të tjera të besueshme. Me këtë, ne mund të shënonim çdo rezultat të të anketuarve në një shkallë midis 0 (pa përgjigje të saktë) dhe 5 (të gjitha përgjigjet e sakta).

Çfarë i ndihmon njerëzit të dinë për koronavirusin?
Së pari, burimet në të cilat njerëzit mbështeten për lajme dhe informacione rreth çështjes së koronavirusit. Në Shtetet e Bashkuara, 54 për qind e të anketuarve tanë thanë se ata përdorin organizatat e lajmeve si një burim në lidhje me krizën në javën e kaluar. Ata njerëz dinin më shumë për koronavirusin se të tjerët. Ne e shohim atë model edhe në vendet e tjera. Në të kundërt, ata në Shtetet e Bashkuara që thanë se mbështeten në informacione nga qeveria federale amerikane, përgjigja e të cilëve u karakterizuan si "të përmbajtur nga mohimi dhe mosfunksionimi", janë pikërisht ata që nuk dinë më shumë rreth krizës.

Së dyti, gjetja e informacionit përmes platformave dixhitale të përdorura gjerësisht, si motorët e kërkimit, rrjetet sociale, faqet e videove dhe aplikacionet e mesazheve nuk duket se i bën njerëzit më pak të informuar për virusin. Në disa vende, ata që marrim informacione rreth koronavirusit nga motorët e kërkimit, dinë pak më shumë informacion të saktë. Por ndryshe nga mbështetja në organizatat e lajmeve, ne nuk gjejmë një model të qëndrueshëm për t'u mbështetur në platforma e rrjeteve sociale.
Së treti, informacioni i njerëzve për pandeminë vijnë nga shumë burime, jo vetëm nga lajmet profesionale dhe informacionet e qeverisë. Siç thonë shkencëtarët socialë të cilët kanë njohur ndër gjenerata, zakonet e mediave dhe mënyra se si mediat ndikojnë tek njerëzit janë formuar thellësisht nga identitetet sociale dhe politike. Ne e shohim këtë shumë qartë në anketën tonë.
Në Shtetet e Bashkuara, 52 përqind e të anketuarve tanë përgjithësisht thonë se raportimi i organizatave të lajmeve për koronavirusin është relativisht i besueshëm. Por vetëm 42 përqind e atyre me nivele më të ulëta të arsimit thonë se i besojnë lajmeve.Njerëzit me nivel më të ulët arsimimi gjithashtu kanë shumë më pak të ngjarë të thonë se mbështeten në organizatat e lajmeve, për të mësuar rreth Covid-19. Të dy grupet ata me nivele më të ulët arsimimi dhe njerëzit më të shkolluar japin në mënyrë të konsiderueshme më pak përgjigje të sakta për pesë pyetjet faktike që shtrojmë për sëmundjen.

Kush është më i informuari rreth pandemisë?
Në këtë pyetje kontrollohen faktorët si mosha, gjinia dhe mbështetja në burime të tjera për informacion që kanë njërëit pjesëmarrës në anketë. Modelet janë gjerësisht të njëjta në të gjashtë vendet e përfshira. Në pjesën më të madhe, ata që mbështeten në lajme dinë më shumë rreth koronavirusit, mbështetja në platforma të ndryshme për njohuri duket se nuk ka ndonjë efekt të vazhdueshëm dhe njerëzit me nivele më të ulët të arsimit në të gjitha vendet kanë informacion më pak se të tjerët. Në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar njerëzit që mbështeten në informacionin nga qeveria kombëtare gjithashtu kanë më shumë informacion rreth koronavirusit.
Cila është përhapja e informacionit?
Hulumtimi ynë dhe këto të dhëna të reja tregojnë që lajmet nga organizatat e pavarura të mediave të besueshme janë thelbësore për t'u siguruar njerëzve të kuptojnë më mirë koronavirusin. Ai gjithashtu tregon që asnjë organizatë ose entitet nuk mund të luftojë infodeminë më vete.
Shumica e qeverive nuk janë qartë të afta të ndihmojnë publikun e gjerë të kuptojë vetë krizën, por duke u angazhuar me organizatat e lajmeve dhe kompanitë e platformave, ato mund të përçojnë informacionin pothuajse tek të gjithë. Në mënyrë të ngjashme, kompanitë e platformave kanë nevojë për informacion të besueshëm nga autoritetet shëndetësore, ekspertët dhe media. Ndërkohë, organizatat e lajmeve në shumicën e vendeve mund të dëshirojnë të mendojnë se si mund të fitojnë besimin e numrit të madh të njerëzve që nuk u besojnë atyre, veçanërisht në mesin e atyre me arsim të ulët.

*The Washington Post, ka bërë një anketë në gjashtë vende të ndryshme për të zbuluar se nga ku e marrin informacionin njerëzit dhe saktësinë e informacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë