Kinema

Nuk e keni ndjekur “House of Cards? Le të flasim për fundin…

(Afërmendsh që ky postim përfshin shumë zbulime rreth sezonit final të “House of Cards.)

Koha e rrëfimit: Nuk mbaj mend sezonin e shkuar të “House of Cards” që ta kem ndjekur të plotë. Ndoshta sezonin 3 apo 4? Gjithë ai korrupsion i pesë viteve të shkuar sikur është kthyer si një test i admirimit tim për këtë serial, pamohueshëm, lojëndryshues. E fundmit gjë që kujtoj është se Claire dhe Frank Underwood, miqësorët Makbethë fqinjë, po kalonin disa problemeserioze martesore (tradhti, vrasje, duhanpirje) dhe se Frank-u donte që Claire ta ndihmonte me zgjedhjet e mesmandatit apo diç tjetër, ndërsa Claire ishte:  “në asnjë mënyrë” dhe më pas “në rregull, dakord, sepse të dash-urrej” Ose diçka tjetër. Sido të ishte, gjendesha shumë prapa, kur sezoni i gjashtë dhe i  fundit të “House of Cards” nisi të premten e shkuar. Por, duke qenë se gërshetimet dhe ndërthurjet e skenarit të kësaj xhiroje me karusel janë thuajse gjithnjë të pamundura të ruajnë linjën, pse të mos zhytesha në tym?!  Kështu, duke përdorur pyetjet që kisha ndërsa e kam ndjekur, le të dekriptojmë sezoninfinal të dramës politike të Netflix-it!

Frank vdiq?

Pasi u përjashtua nga seriali (dhe nga krejt Hollivudi) pas akuzave për ngacmim seksual, Kevin Spacey, i cili interpretonte të urryeshmin thuajse-komik Frank Underwood, iu desh të largohej. Me sa duket, dhe sërish, nuk e ndoqa sezonin e fundit, ose një para këtij të fundit – Claire Underwood ishte nisur drejt Zyrës Ovale dhe divorci ishte në horizont, nga fundi i sezonit 5. Mësojmë menjëherë se Frank-u nuk ka vdekur thjesht për Claire: Ai ka vdekur për këdo. Dhe askush nuk e di si ka vdekur vërtet, sepse asnjë vdekje nuk është natyrale apo aksidentale në këtë serial. Claire pretendon se u zgjua nga i ftohti i Francis( emri ledhatues, me të cilin i thërriste ajo) pranë saj, por më pas e qartëson se e gjeti në dhomën e tij dhe se dyshonte për vrasje. Vrasje nga kush? Nuk e dimë ende.

Doug ende përpiqet të thurë?

Douglas Stamper, krahu i djathtë i Frank-ut, dora e djallit nëse doni ta quani kështu, është në një lloj qendre për rehabilitim, nga që vret vrasës. Underwood-ët në një farë mënyrë e bindin Doug-un të marrë përsipër vdekjen e Zoe Barnes-it nga metroja. Zoe është një personazh që edhe më i rastësishmi fans i “House of Cards” nuk do ta harronte kurrë. Ajo ishte gazetarja, karrierën e së cilës e ndihmoi Frank-u, duke ushqyer scoop-et e saj, që e ndihmuan atë politikisht. Ajo është gjithashtu një grua e re inteligjente ( dhe me raste dashnorja e Frank-ut), që kuptoi se z.Underwood po bënte vrasje pas skenës dhe që për pasojë u shty në një tren metro nga Frank-u. Por Doug-u, besnik i zellshëm i Frankofilisë, po shpërblehet për dekadat e shërbimit ndaj Underwood-ëve (që përfshinte vrasjet), me një periudhë të mundshme burgu. Oh, dhe ai fshehurazi e urren guximin e Claire-ës. Në sezonet e kaluar, kjo vjen shpesh po aq me xhelozi, por në fund, lulëzon në një shpërfillte të plotë.

Netflix tha më 3 nëntor se Kevin Spacey nuk do të jetë më pjesë e “House of Cards” dhe se  po i pret të gjitha lidhjet me aktorin.

 Mendova se motra e madhe e “Party of Five” ishte në këtë.

Ajo vdiq sezonin e shkuar.

"House Of Cards",  Sezoni 6

Nga mbiu  Antikrishti i  “Një histori amerikane horrori: Apokalispi”?

Mesa duket është një parti e tretë politike që operon në fshehtësi të plotë, duke përdorur pasuri  të anëtarëve klandestinë në 0.00001 përqind, për të përkrahur zyrtarët e zgjedhur nëpër vend. Në universin e “House of Cards”, kjo parti drejtohet nga Shepherd-ët, një trio e çuditshme vëllezërish e motre me energji Edipike që e duan Claire-ën të vdekur,  sepse nuk do të firmosë një projektligj, që mundet të çmontojë çdo vendim qeverie, ose diçka e ngjashme. Trashëgimtari i dukshëm i Shepherd-ëve është Duncan-i, i interpretuar nga i tmerrshmi Cody Fern, i cili interpreton edhe si i biri i djallit në “Një histori amerikane horrori:Apokalispi”, duket se çdo gjë që bën është e ligë. Shepherd-ët bëjnë gjithçka që duhet për të rrëzuar presidentin Hale (ajo i kthehet emrit të vajzërisë), duke përfshirë vrasjen e vajzës së saj të palindur ende, duke e shtyrë në një lindje të parakohshme.

Prit pak, Claire është shtatzënë?

Po.Duke vijuar temën apokaliptike, Claire po mban farën e dikujt. Nuk shpjegohet kurrë sesi mbeti shtatzënë me fëmijën e Frank-ut, duke pasur parasysh martesën e tyre, ajo kishte marrëdhënie me biografin presidencial të tij dhe,  Frank ka vdekur. Por na bëhet të besojmë se Clairedhe Frank, që mesa mbaj mend, kurrë nuk deshën një fëmijë, po “përpiqeshin” dhe sapo u bë politikisht e leverdishme, ajo deklaroi se ishte shtatzënë. Megjithëse kjo nuk e frenon intrigën e Shepherd-ëve për ta vrarë, Doug duket se tregohet paska i dobët për të vrarë nënë e trashëgimtarit të vetëm të shefit të tij tëparapëlqyer. Paksa.

Nga doli mamaja e “Objekteve të Mprehta”?

Patricia Clarkson në rolin e Jane Davis, është një e brendshme e Uashingtonit pa një punë të dukshme, së cilës Claire i beson më shumë se kujtdo. Claire i beson Jane-it aq shumë sa e shpërngul në Shtëpinë e Bardhë dhe, të dyja drekojnë së bashku dhe ndonjëherë shëtisin me pizhamet e tyre prej mëndafshi. Në fund, sigurisht, Jane e tradhton Claire-ën dhe dënohet me një vdekje të bukur në një dhomëz, të stiluar nga Nancy Meyers. Në të vërtetë.

A ka vdekur gazetaria?

Po.Njëfarësoj. Thuajse çdo personazh reporteri në këtë serial ka vdekur nga njëvdekje e tmerrshme, përveç Janine Skorsky (Constance Zimmer). Në sezonin efundit, Janine ende punon për një të përjavshme të vogël në Itakë, Nju Jork dhena bëhet të besojmë se, është më mirësesa të ishte vrarë. Ajo dhe Doug-u bashkëpunojnë në një seri ekskluzivesh, që përfshijnë ditarin audio të Frank-ut ( i mbanimend ato bisedat e shembjes së murit të katërt që Underwood i bënte meaudiencat? Janë ato). Është detyra e Jannine-s që kërcënon të ekspozojëClaire-n e “vërtetë” botës dhe tek ajo shkon Claire për të rrëfyer historunë esaj, që e dimë se është ide e tmerrshme nëse Jannine-ës i pëlqen të marrë frymë.( Ajo merr: ajo jeton).

As zëri i Frank-ut nuk paraqitet, ë?

Jo.

House of Cards

E ka vrarë Doug, Frankun?

Në skenën e fundit të serialit, Një Claire në shtatzëni të avancuar dhe një Doug shumë i mërzitur, në fund zihen mat. Doug takohet me Claire-ën  në Zyrën Ovale, ndërsa ajo i gëzohet fitores së përkohshme se kishte zmbrapsur planin e Shepherd-ëve për ta vrarë atë brenda Shtëpisë së Bardhë. Ai i jep asaj ditarin audio të Frank-ut dhe, megjithëse nuk marrim vesh çfarë u tha, Claire ka një reagim të thellë ndaj asaj çka dëgjon. Pas disa grindjeve verbale, Claire e bën Doug-un të pranojë se ishte ai! Ai e vrau Frank-un, i cili do të vriste Claire-n dhe në këtë mënyrë të gjithë trashëgiminë e tij. Kështu Doug-u helmoi heroin e tij të një jete, për “të mbrojtur trashëgiminë nga njeriu.” Doug-u do që Claire ta pranojë se Frank e bëri këtë që është sot dhe ajo refuzon, edhe me një hapës letrash në fytin e saj. Shërbimi Sekret është i padobishëm jashtë derës ndërsa Claire ia kthen hapësen e letrave Doug-ut dhe bën aktin fatal, duke ia ngulur në stomak. Dy njerëzit që e njihnin më së miri Frank-un , më pas kalojnë një çast çuditshëm intim në dyshemenë e Zyrës Ovale ndërsa Doug humbet gjak në qilim. Claire, duke evokuar Frank-un në episodin e parë, i thotë: “Ja, nuk ka më dhimbje.”

*Helena Andrews-Dye/ Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë