Trend

Njerëzit në të gjithë botën po e ‘kërkojnë’ shëndetin e zorrëve në qendrat spa

Si u bë prirja e shëndetit të zorrëve tendenca e mirëqenies së momentit

Dikur tendencat e spa-ve ishin një luks dhe kryefjala ishin një lëkurë me shkëlqim, vajra, maska fytyre dhe relaks. Tani, kryefjala e spa-ve është “shëndeti i zorrëve”.

Në Britani, Itali, Zvicër, Skoci dhe vende të tjera të botës njerëzit po shkojnë në spa për të bërë masazh zorrësh.

Në Google, termi i kërkimit "shëndeti i zorrëve" është në popullaritetin më të lartë në dy vjet, me 62 për qind më shumë kërkime për të se në qershor 2020 dhe 49 për qind më shumë kërkime se në qershor 2021.

#guthealth është bërë hashtag më shumë se 4 milionë herë dhe përmendja e shëndetit të zorrëve është pothuajse aq i pranishëm sa perëndimi i diellit.

Pse njerëzit po e dëgjojnë papritur zorrën e tyre?

Ekspertët thonë se shëndeti gastrointestinal është i lidhur pazgjidhshmërisht me mirëqenien tonë mendore. Kjo mund të tingëllojë logjike kur ndaloni dhe mendoni për këtë. Jeni ndjerë ndonjëherë të dëshpëruar pas një vakti të rëndë, të ngarkuar me bulmet?

“Edhe pse disa nga qendrat e spa-ve bazohen në praktika holistike, lidhja midis mendjes dhe zorrëve nuk është një përjashtim”, thotë konsulenti gastroenterolog David Lloyd.

"Ka diçka që quhet bosht zorrë-tru", shpjegon ai. "Zorra ka aq shumë qeliza sa truri dhe ka shumë komunikim midis tyre".

Zorrët tona përmbajnë rreth 100 milionë qeliza nervore që janë të lidhura me trurin tonë përmes sistemit nervor. Studimet kanë treguar se stresi mund të krijojë problemet gastrointestinale, kështu që ka kuptim që lehtësimi i zorrës mund të përmirësojë humorin.

"Për dekada të tëra, studiuesit dhe mjekët mendonin se ankthi dhe depresioni kontribuonin në probleme të tjera gastrointestinale", tha Jay Pasricha, drejtor i Qendrës Johns Hopkins.

“Por studimet tona tregojnë se mund të jetë edhe anasjelltas".

Nutricionistja Allison Tallman thotë se lidhja e shëndetit mendor me shëndetin e zorrëve është bërë më e fortë.

"Ka pasur shumë kërkime të reja rreth zorrëve që nga viti 2010”.

Lloyd thotë se njerëzit janë bërë më të ndjeshëm ndaj asaj që po ndodh në zorrët e tyre dhe mund të ndjehen të ndikuar mendërisht kur përjetojnë fryerje apo kapshllëk. Kjo dhe ka bërë që qendrat spat ë ofrojnë edhe shërbime që lidhen likërisht me shëndetin e zorrëve.

Qendrat spa po ofrojnë analiza që në përgjithësi lidhen edhe me mikrobiomën e klientëve.

Ato kanë bërë edhe programe për t’u përshtatur me këtë trend ku përfshihen teste gjaku, plane diete dhe ushtrimesh.

Pothuajse të gjitha qendrat që po e praktikojnë këtë deri tani përfshijnë konsultë për dietë dhe të ushqyerit.

Disa qendra po prekin gjithashtu edhe traditën e lashtë indiane të Ayurveda, e cila ishte pioniere e disa parimeve të gastroenterologëve sot, të tilla si mënyra se si zorra juaj përballet me ushqimet e fermentuara ose sesi disa produkte mund të kontribuojnë në mënyrën se si ndiheni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë