Jete & Stil

Njerëzit duhet të përqendrohen në stërvitje, jo në dietë për një jetë më të gjatë

Në një rishikim të ri ku janë përmbledhur studime të shumta, studiuesit thanë se të bësh më shumë stërvitje dhe të frekuentosh rregullisht palestrën është më efektive sesa thjesht të humbësh kilogramë me dieta kur bëhet fjalë për të qenë të shëndetshëm dhe për të zvogëluar rrezikun e vdekjes në moshë të re.

Duke shkruar në revistën iScience, profesori Glenn Gaesser, nga Universiteti Shtetëror i Arizonës dhe Siddhartha Angadi, nga Universiteti i Virxhinias, pohuan se aplikimi i një qasjeje "neutrale ndaj peshës" në trajtimin e problemeve shëndetësore të shkaktuara nga obeziteti gjithashtu do të zvogëlonte rreziqet shëndetësore të lidhura me dietën.

“Ne e kuptojmë se jemi në një kulturë të fiksuar ndaj peshës prandaj mund të jetë sfiduese që programet që nuk janë të fokusuara vetëm tek humbja e peshës të fitojnë vëmendje por njerëzit duhet ta kuptojnë se edhe një trup i i mbushur mund të jetë i shëndetshëm dhe se të humbësh peshë ngadalë është diçka e shëndetshme”, tha Gaesser.

"Ne nuk jemi domosdoshmërish kundër humbjes së peshës; ne thjesht mendojmë se nuk duhet të jetë kriteri kryesor për të gjykuar suksesin e një programi në stilin e jetesës".

Studiuesit thanë se studime të shumta kanë treguar se si njerëzit në të gjithë botën janë përpjekur të humbin peshë gjatë 40 viteve të fundit, dhe megjithatë obeziteti ka vazhduar të rritet.

Ata thanë se "një qasje e përqendruar në peshë ndaj trajtimit dhe parandalimit të obezitetit ka qenë kryesisht joefektive", duke shtuar se përpjekjet e përsëritura të humbjes së peshës mund të kontribuojnë në shtimin e peshës.

Dyshja treguan studimet që sugjeronin se stërvitja ishte më e mirë për një jetë më të gjatë sesa thjesht humbja e peshës tregojnë se shumë gjendje shëndetësore të lidhura me obezitetin kanë më shumë gjasa t'i atribuohen aktivitetit të ulët fizik sesa peshës në vetvete.

"Studimet epidemiologjike tregojnë se aktiviteti fizik dobëson dhe nganjëherë eliminon rritjen e rrezikut të vdekshmërisë të lidhur me obezitetin", thanë ata.

Studimet kanë gjetur gjithashtu se "rritja e aktivitetit fizik shoqërohet vazhdimisht me ulje më të madhe të rrezikut të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, ndryshe nga humbja e qëllimshme e peshës".

Sidoqoftë, studiuesit thanë se miratimi i një qasjeje neutrale ndaj peshës "nuk do të thotë që humbja e peshës duhet të dekurajohet në mënyrë kategorike", veçanërisht kur kaq shumë njerëz dëshirojnë të humbin peshë.

"Por zhvendosja e fokusit larg humbjes së peshës si qëllimi kryesor dhe në vend të kësaj përqendrimi në rritjen e aktivitetit fizik mund të jetë një hap i madh për trajtimin e problemeve shëndetësore të lidhura me obezitetin", thanë ata.

Në një studim, gjatë një ndjekjeje të pothuajse 16 vjetëve të të rriturve me sëmundje koronare të zemrës, aktiviteti i ulët fizik i qëndrueshëm u shoqërua me 19% më pak rrezik për të vdekur nga çdo shkak dhe një aktivitet i lartë fizik i qëndrueshëm u shoqërua me një rrezik 36% më të ulët të vdekjes, në krahasim me njerëzit që ishin joaktivë.

Burimi: Sky News. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë