Nga Sarah Cruddas/ BBC .Një turne me varke nga Kina skaj bregut të Koresë së Veriut, një paraqitje të shkurtër në vendin më misterioz dhe të mbyllur në botë. Çelsat e skafit tonë u ndezën, ndërsa në sfond po dëgjohej muzika pop kineze, pas nesh në breg të lumit Zalu ishte një kafe e ndërtuar gjysmë në tokë dhe gjysmë në ujë, dielli lart shkëlqente në cdo cep ku ne po lëviznim. Nuk kishim të drejtë të zbrisnim nga anija në Korenë e Veriut. Ligjërisht nuk mund të vendosnim këmbët në tokë. Duhej të qendronim tre ose katër metra nga brigjet e qytetit kufitar Sinuiji. Nga kjo pikëpamje, ne mund të eksplorojmë brenda këtij shteti të fshehtë - pa dokumentet e ndërlikuara, kontrollet dhe formalitetet e një turneu në terren. Udhëtimi në Sinuiji filloi në qytetin kufitar kinez të Dandong, i cili mund të arrihet me një tren brenda natës nga Pekini. Dandong qëndron në brigjet e lumit Yalu, me një popullsi prej 250 000 . Dandong ishte një vend i bukur, i mbushur plot kafene, bare dhe kioska ku shiten cigare dhe monedha koreane të Koresë së Veriut. Por në verë, qyteti pushtohet nga turma me turistë, të gjitha të tërhequr nga një gjë: kurioziteti për të parë këtë vend. Kur e rezervova hotelin tim Croën Plaza Dandong, unë madje kisha mundësi të paguaj për një dhomë më të vecante e cila të ofronte një pamje të peisazhit të Koresë së Veriut. Malet e gjelbra të Koresë së Veriut ngrihen vetëm nëpër ujë. Ndryshe nga Dandong, nuk ka ndërtesa të larta dhe pak aktivitet mund të shihen. Rrënojat nga ura e quajtur Ura e Miqësisë së Kinës dhe Koresë së Veriut shtrihen përgjatë lumit Yalu, ndërtuar në vitin 1911 për të festuar aleancën midis Kinës dhe Koresë së Veriut, por e shkatërruar nga amerikanët në Luftën Koreane. Sot, ura është një atraksion turistik. Ju mund të ecni në urë në gjysmën e lumit, ku themelet e betonit të dëmtuar qëndrojnë të braktisura në ujë.
Pranë, një urë e veçantë lidh Kinën dhe Korenë e Veriut, por është ruajtur shumë pak.
Automjetet udhëtojnë mes dy vendeve çdo ditë; herë pas here, një autobus i vogël me turistë kinezë kalon përmes qytetit. Shumica e turistëve, megjithatë, nuk mund të marrin autobusin përtej kufirit , madje edhe për ata që munden, për të nxjerr lejen kërkohen shumë dokumenta, dhe kjo është një lodhje e tepërt. Dhe kështu, në vend të kësaj, mora një varkë: e vetmja mënyrë për t'u afruar sa më afër Koresë së Veriut pa hyre fizikisht në vend. Në një motobarkë me rreth 30 udhëtarë të tjerë kuriozë, kaluam lumenjtë, duke endur një përzierje anijesh kineze dhe atyre të Koresë së Veriut ankoruar në ujë.
Ndërsa iu afruam bankave të Koresë së Veriut, zona dukej si një qytet fantazmë. Disa vendas u ulën pranë shtëpive, të tjerët po gërmonin nga rrëshqitja e dherave me mjete të vogla. Një vajzë e re me këpucë të kuqe vrapoi për tek nëna e saj - personi i vetëm që pashë duke lëvizur me çdo lloj shpejtësie.
Ndërsa vazhdonim përgjatë bregut, një njeri ecte ngadalë nga një oborr i vogël, i ndryshkur. Ndërsa varka u zhvendos në veri, unë mund të shihja edhe shtëpi të bardha japoneze. Jashtë, disa njerëz si të lyer me ujë dhe baltë, ndërsa rrethoheshin nga roje të armatosur. Ushtarët qendronin në kasolle të vogla; të tjerët marshuan, duke patrulluar bankat. Edhe ushtarët, ashtu si banorët, dukeshin trup vegjël dhe të hollë.
Ndërsa udhëtimi ynë vazhdoi, unë mund të shihja detaje të tjera: një shkollë të vogël me një dritare të thyer, një rrugë të pluhurosur përgjatë bregut të lumit. Ndërtesa më e lartë ndërsa vihej re kontrasti mes vendit që po vizitoja dhe vendit nga po vija.
Natën, Dandong u ndricua me ngjyra të ndezura neoni. Njerëzit mbushnin bare dhe kafene. Errësira në anën tjetër të Yalu bëri që ajo të dukej sikur nuk kishte asgjë atje. Megjithatë shihej në heshtje, Koreja e Veriut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.