Vende dhe Udhetime

Një aventurë përmes vdekjes

Çfarë ndodh nëse vendos të nisësh një aventurë tërësisht të re dhe të paprovuar më parë, e cila mund të  kushtojë edhe jetën. Një vajzë e re rreth të 30 -ve, Sadie Whitelocks, e pasionuar pas udhëtimeve , udhëtime kryesisht malore, vendos të provojë vetën në një sfidë, që mund ti kushtonte edhe jetën. Ajo i’u bashkua skuadrës së alpinistëve prej 10 vetash, dhe u nisën për në malin e  Bardhë të Francës.

Aventurë kjo që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e Sadie. Një nga anëtaret e grupit të saj, u sëmurë rëndë, dhe për këtë arsye u detyrua të kthehej me helikopter nga lartësia ku ndodhej.

‘Një person vdiq dje’, tha dikush tjetër nga grupi , por sërish  ajo nuk u tundua për të hequr dorë nga rruga për në malin e Bardhë  15780 mbi nivelin e detit.

“Unë kisha dëgjuar se mali francez ishte nga  më të rrezikshmit në botë.  Ky mal merrte rreth 100 jetë njerëzish në vit. Dhe kur unë u ula në Chamonix, një hotel rrugës për në destinacion, fija e vdekjes ishte e nxehtë në gjuhën e njerëzve. Për  fat  të mirë  që nga momenti që unë nisa këtë udhëtim , ndjehesha e gatshme për të trajtuar të gjitha ngjarjet falë një jave trajnimi shumë intensiv në shkollën malorë, UCPA- e cila për nga trajnimi ishte më shumë si një kamp ushtarak,se sa tërheqje relaksuese alpine.  Udhëzimet që ndiqnim në këtë kurs ishin nga më të ndryshmet, na stërvitnin aq shumë , sa që në të ishim të gatshëm ti bënim ballë çdo lloj sfide në këto male, deri edhe tek hedhjet nga lartësitë e shkëmbinjve.”

UCPA- një organizatë jofitimprurëse u krijua nga qeveria franceze rreth 40 vjet më parë, por kjo nuk është e vetmja, pasi në të gjithë Francën ka qendra  që ofrojnë kurse të hapura me norma të subvencionuara në një përpjekje për të inkurajuar njerëzit që të dalin jashtë. 

“Kur bëhesh  pjesë e kësaj qendre e më pas aventurave  për në mal, qendra të pajis më të gjitha mjete e domosdoshme.” thotë ajo.

Kjo nuk është hera e parë që 30 vjeçarja  u ngjit në alpe, ajo edhe më parë kishte provuar aventura të  ngjashme. Majat që ajo ka shkelur para Francës janë Mali Elbrus në Rusi, Mali Everest, por frikën  e vërtetë  ajo e ndeju vetëm  në malin franceze.

“Ne u paralajmëruam se Mont Blanc (Mali i Bardhë) nuk ishte një arritje e lehtë dhe se duhet të kalojmë një javë 'teste' nëse do të nisnim këtë udhëtim. Kampi jonë filloi një ditë ku bëmë rreth 9 orë udhëtim pa ndërprerje,  ne hapëm rrugën deri në malin Le Brevent  8244 metra i lartë, duke kapërcyer mbi gurët e gjithçka që na dilte përpara. Në një moment ne u kushtëzuam të kodër shumë të pjerrët , ishte në pjesë shumë e rrezikshme, pasi e gjithë rruga ishte e mbuluar me akull, dhe nga një rrëshqitje mund ë përfundoje në humnerë.  Tmerrin e vërtetë e përjetova kur u hodha nga  maja e kodrës dh përfundova mbi një sipërfaqe akulli,  e ndjeja trupin sikur kisha rënë në ndonjë gurë, mezi mblodha vetën, ndërsa  një vajzë tjetër që ishte në po të njëjtin grup, përfundoi duke thyer brinjët. Gjatë javës së parë ne gjithashtu udhëtuam në Argentiere Glacier , për të mësuar se si të ecnim në fusha solide akulli. Kaluam kufirin me Italinë , në malin Gran Paridiso,  maja me e lartë alpinë e cila ishte brenda kufirit italian. Ishte një ngjitje mjaft e vështirë ,  e gjitha rruga që përshkruam  ishte me borë dhe erë të fortë, po për fat të mirë të gjithë grupi ecën mirë, dhe  udhëheqësit  grupit tonë na thanë që të pushim të natë, për të nisur rrugën drejtë Malit Blac në orën 6 të mëngjesit. Pas një bisede të shkurtër  me pjesëtarët e grupit dhe një kontrolli në çantat tona , për ushqimi, atë mëngjes u nisëm drejtë pikës finale. Rruga që kishim nisur dukej e pafund, rrezet e diellit që binin mbi fytyrën tonë  ikur na jepnin shpresë për këtë  udhëtim që më dukej sikur nuk do përfundonte kurrë. Gjatë gjithë udhëtimit tim plot sakrifica, unë pyesja vetën , se pse dreqin po e bëja këtë? Por diçka brenda  meje më shtynte të lëvizja këmbët  drejtë majës. Pali , udhëzuesi jonë, tha se mbajtja e një rimi , ishte çelësi i suksesit, dhe ai kishte të drejtë.   Ishte ora 6 e pasditesdhe aty ishin më shumë se 20 udhëtarë, të grupeve të ndryshme. Pika ku në arritëm , kishte një pamje që të linte pa frymë.  Nga aty ku ishim ,, shihnim shtëpitë dhe vendet e mrekullueshme që shndërisnin poshtë malit. Temperaturat ishin minus 10 gradë celsius, por ne ishim mësuar me këto temperatura gjatë udhëtimit. Por të gjithë  ata që kanë udhëtuar për në majat e  maleve më të larta, e dinë se arritja në pikën finale është vetëm gjysma e punës, pasi  gjysmën tjetër duhet ta bësh kur zbret nga këto maja.  Kur arrita në pikën finale pashë që shumë njerëz ishin dyndur drejtë kësaj pike, por diçka ishte e sigurt  se askush nga ne , nuk e dinte se më çfarë do sfidohej gjatë rrugës për në këtë mal.”


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë