Sport

Nga Ronaldo te Sharapova, joga po mahnit kampionët e mëdhenj

Joga është një disiplinë që gjithmonë e më tepër po bën për vete shumë e shumë sportistë, futbollistë të shquar dhe jo vetëm. Maria Sharapova dhe Andi Mërrei janë dy tenistët e njohur që e praktikojnë rregullisht jogën për të pasur më shumë sukses në sportin që ushtrojnë. Kristiano Ronaldo dh Francesko Toti janë dy nga personazhet më të njohur të futbollit që janë “të çmendur” pas jogës. VIP-at dhe veçanërisht sportistët e shohin si një disiplinë integruese që ndikon në paraqitjen e tyre në sport, por edhe si një mënyrë stërvitje për stilin e jetës.

Që joga është një aktivitet i shkëlqyer për shumë tipologji sportesh, është një fakt i njohur. Stërvitja relaksuese favorizon shkarkimin e stresit (tensionin muskulor), duke rritur elasticitetin. Dhe kjo gjë i lejon sportistët të kenë një avantazh jo vetëm në paraqitjen e tyre, por i ndihmon ata të përmirësojnë forcën dhe ekuilibrin. Në Serinë A, për shembull, po shtohen instruktorët më të mirë të jogës, në mënyrë që të afrohen sa më shumë lojtarë për ta praktikuar këtë disiplinë.

Kristiano Ronaldo, kampioni portugez i Juventusit, është i fiksuar pas jogës, pasi e ndihmon për rikuperimin e energjive dhe për të medituar. Ai ka publikuar në Instagram postimin “Recovery and Meditation”, ku shfaqet si protagonist në një seancë joge dhe relaksi total. Por nuk është i vetmi që e dashuron këtë disiplinë. Francesko Toti është po aq i dhënë pas jogës, ashtu si dhe sportistë të tjerë dhe personazhe të spektaklit.

Maria Sharapova. Gazeta Si, 8 nëntor 2019

Joga ka qenë “sekreti sportiv” i suksesit të shumë kampionëve, sigurisht bashkë me talentin dhe punën e madhe. Maria Sharapova është e apasionuar pas jogës. Kampionia ruse ka treguar shpesh në rrjetet sociale se joga e ndihmon në paraqitjen sportive. Edhe Andi Mërrei ka pohuar gjithashtu se është befasuar nga avantazhet e jogës, që e ka ndihmuar të përmirësohet në shumë aspekte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë