Sport

Nga Burger King te bordello, ja disa nga sponsorët më të çuditshëm

Në ditët e sotme sponsori është gjëja kryesore në futboll. Me kalimin e viteve, klube të ndryshme janë sponsorizuar nga disa kompani të çuditshme në këmbim të reklamës në fanellë. Ja fanellat me sponsorët më të çuditshëm…

FLOWERY FIELD (WIENER VIKTORIA)

Flowery Field mund të tingëllojë si një kopshtari, dhe në njëfarë mënyre është, por është e specializuar në një lloj të veçantë bime. Sponsorët e Wiener Viktoria, Flowery Field është e specializuar në rritjen e kanabisit. Nuk ka asnjë provë se skuadra e kategorisë të katërt në Austri, ka eksperimentuar me produktin e sponsorit, por në fakt ata humbën 24-0 me Wienerberg ne muajin majin te vitit të kaluar, kështu që ju mund ti nxirrni vetë konkluzionet.

FLAMINGO LAND (HULL)

Ndërsa lista vazhdon, Flamingo Land nuk është më i çuditshmi. Është një strategji për të tërhequr banorët e Hull, dhe përveç kësaj: kujt nuk i pëlqen një ditë në kopshtin zoologjik? Por, problemi kryesor me këtë sponsor, është se flamingot janë në minorancë në Flamingo Land, kështu që është sikur ta quanin një Supermarket me emrin Brokoli World.

JAGERMEISTER (EINTRACHT BRAUNSCHWEIG)

Sponsorizimi nga pijet alkoolike ka ekzistuar gjithmonë në futboll, por për mirë apo më keq (definitivisht më keq) ato janë zëvendësuar gradualisht nga kompanitë e basteve. Në vitin 1973, sponsorizimi në fanellë nuk lejohej në Gjermani, kështu që Eintracht Braunschweig e ndryshoi logon e klubit me atë të pijes së famshme. Një ide gjeniale duke menduar, se bëhet fjalë për vitet 70 ...

BURGER KING (GETAFE)

Megjithatë nuk mund të mos përmendim mospërputhjen kolosale që ekziston midis ushqimit të shpejtë (fast food) dhe futbollit profesionist. Gjatë sezonit 2009/2010, sa herë qe futbollistët e Getafes festonin në sitilin Ravanelli, shfaqej fytyra e çuditshme e maskotës së Burger King.  Gjithsesi, kjo gjetje rezultoi të ishte e suksesshme për Azulones, pasi ato shënuan 58 gola dhe përfunduan të gjashtëT në La Liga.

AZERBAIJAN (ATLETICO MADRID)

Pavarësisht se Sheffield United vendosën në fanellat e tyre logon “Vizito Maltën”, Atletico Madrid u kthye në skuadrën e parë që sponsorizohej nga një shtet i tërë, përkatësisht nga Azerbaxhani.

CHUPA CHUPS (SHEFFIELD WEDNESDAY)

Janë disa fanella që më të vërtetë mund të konsiderohen kryevepra të tilla si fanella blu-ar e  Boca Juniors, ose jeshilja elegante e viteve '80 të Saint-Etienne. Megjithatë, jo të gjithë kanë patur fatin që një artist me famë botërore të përfshihej në dizenjimin e fanellës së tyre.  Pavarësisht se Salvador Dali nuk kishte asnjë ide në 1969 se logoja e tij Chupa Chups do të shfaqej në fanellën e një skuadre futbolli, pikërisht kjo ndodhi kur pas rreth 30 vitesh nga krijimi i kësaj logoje, ajo u shfaq te fanella e Sheffield Wednesday.

SOULA (VOUKEFALAS)

Nëse tashmë e dini se çfarë është Soula, është ndoshta gjëja më e mira që nuk e pranoni, me përjashtim nëse jeni një fans i Voukefalas në Greqi, atëherë e dini qe ajo është bordelloja e qytetit të Larisës. Megjithëse mund të duket e çuditshme, në vitin 2012, kjo bordello financoi skuadrën e qytetit, dhe justifikimi për këtë sponsorizim ishte mungesa e fondeve nga autoritetet greke. 

COLUMBIA PICTURES (ATLETICO MADRID)

Nëse çuditeni për shfaqjen e dytë të Atletico Madrid në këtë listë, atëhere lehtësisht mund të kuptoni problemet financiare të klubit njëherë e një kohë. Në vitin 2003, klubi nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi me studion e filmit Columbia Pictures, dhe si rezultat i këtij sponsorizimi, në fanellat e skuadrës reklamoheshin filma të ndryshme të kësaj studioje, gjatë gjithë sezonit.

NO SMOKING (WEST BROM)

Disa nga lojtarët më të mirë në botë kanë qenë duhanpirës: Johan Cruyff, Diego Maradona, Gazza dhe, er, Federico Macheda. Por asnjëri prej tyre kurrë nuk luajti për West Brom. Pse? Për shkak se ata janë shumë të mirë (përveç, Federicos) dhe gjithashtu ndoshta për shkak se Organizata Shëndetësore e West Midlands pagoi për të shfaqur shenjën "Ndalohet duhani" në fanellat e skuadrës në mes të viteve tetëdhjetë.  Nuk dihet nëse kjo ka ardhur për shkak të  ndonjë problemi me lojtarët që largoheshin për të tymosur, apo skuadra dëshironte të ishte e kujdesshme.

POOH JEANS (MILAN)

Me sa duket kur kompanitë dalin me emrat e produktit këto ditë, ata duhet të kontrollojnë çdo gjuhë në planet për t'u siguruar që emrat e produktit nuk do të nënkuptojë diçka të turpshme diku tjetër në botë. Për shembull, fanella Sega e Arsenalit u prit mirë në Itali, sepse emri i markës së lojërave do të thotë 'masturbim' në italisht. Në anën e kundërt, ,marka Pooh Jeans e Milanos ,megjithëse nuk krijoi habi në vendlindjen e saj, gjithsesi gjithmonë do të jetë qesharake në Angli. Kontributi më i madh i Vizit në futboll para kësaj ishte ndoshta Billy the Fish: portieri gjysmë-ujor I Fulchester United.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë