Sport

Neuer në qendër të polemikave, këndon këngët e grupit fashist

Manuel Neuer, kapiteni i kombëtares gjermane e i Bayern Mynih, ka shkaktuar skandal, pasi është shfaqur në një video, ndërsa këndon Lijepa Li Si (”Ti je e bukur”), një këngë e Thompson, grup kroat i akuzuar shumë herë se glorifikon fashizmin nacional. Banda quhet “Thompson” pikërisht sepse Marko Perković, këngëtari kryesor, gjatë luftës përdorte një pistoletë të markës Thompson.

https://twitter.com/BILD/status/1282360577973788679

Gjatë pushimeve në Dalmaci, Neuer është filmuar ndërsa së bashku me disa miq (përfshirë përgatitësin e portierëve të Bayern Toni Tapalovic) këndon buzë Adriatikut, Lijepa Li Si, himnin e bukurisë së Kroacisë. Thompson, në koncertet e tyre, luajnë edhe këngën Ustascia, që celebron vrasjen e hebrenjve e serbëve në kampet e përqendrimit në Jasenovac e përshëndesin publikun me krahun e tendosur, aq sa banda është ndaluar të japë koncerte në disa vende europiane.

Ky është motivi pse në Gjermani ka shkaktuar polemika video e Neuer e opinioni publik po kërkon që portieri të japë shpjegime mbi atë që ndodhi. Për momentin Manuel nuk ka dashur të japë komente, ndërsa nga stafi i tij bëjnë të ditur se Neuer nuk flet e nuk kupton kroatisht. Fakti që me të ishte Toni Tapalovic, miku i tij, në gjendje të flasë perfekt si kroatishten ashtu dhe gjermanishten nuk e ndihmon që të evitojë kritikat.

https://streamable.com/3bok6d

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë