Vende dhe Udhetime

Në vendin ku lindi kafeja

Nga kasollet në fshatrat e largëta deri tek kafenetë e internetit në kryeqytet. Ceremonitë e kafesë janë qendra e jetës shoqërore dhe mikpritjes në Etiopi, vendlindja e kafesë.

Kafeja është zemra e shoqërisë etiopiane

Kafja është pija që serviret për çdo mysafir apo edhe në mbledhjet familjare.

Në Etiopi kafja konsumohet nga të gjithë anëtaret e familjes pavarësisht moshës që ata kanë.

Aroma e veçantë e kafes.

 Sapo të futesh në malësitë jugore të rajonit Kafa të Etiopisë,ajo që ndjehen vizitorët për herë të parë, është aroma e kafesë. Kokrrat e kafesë piqen në një tigan në zjarr, ndërsa çlirojnë një aromë karakteristike gjatë pjekjes.

Krahas aromës që kafesë në shumë ceremoni të kafesë etiopiane, mysafirëve ju dhurohet edhe temjan, (lëng i ngurtësuar aromatik).

 Edhe kur ceremonitë mbahen larg nga natyre , në qytete të ndryshme njerëzit vendosin kafen në dysheme për të kujtuar jetën e fëmijërisë .

Në Etiopi që në moshën 7 vjeç, prindërit u mësojnë fëmijëve si të përgatisin kafenë.

Ceremonia e kafesë mbahet tri herë në ditë, ndonëse ky ritual është i mundimshëm dhe i lodhshëm, thotë Annaz Haile, e cila gjithmonë ka përgatitur kafen. “Mësuam nga etërit tanë se kafja duhet të jetë gjëja e parë që u shërbehet mysafirëve. Është një shenjë e respektit", shpjegoi ajo.

"Kjo nuk është një punë e përditshme, është kultura jonë", thotë  Annaz me krenari, duke theksuar rëndësinë shoqërore të traditës në shoqërinë komuniste të Etiopisë. "Mysafirët tanë ndjehen mirë për shkak të erës së tymit të kafesë, dhe sepse këtu po flasin së bashku."

Gjatë ceremonive të kafes mblidhen e lagjes , ku diskutojnë për problemet e ndryshme, pse jo edhe thashethemet që ndodhin në fshat.

"Kafja është shtëpia jonë. Toka jonë është e njohur për të. Ne jetojmë me kafen, e shesim dhe blejmë gjërat për të cilat kemi nevojë”, thotë Annaz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë