Shendet

Në kërkim të ilaçeve kundër Glaukomës

Kur Sylvia Groth hyn nëpër dyert e Institutit të “Vanderbil Eye” në Nashville, ajo e di se do të ketë një ditë të vështirë përpara. Shpesh herë përpara se të kthehet nga puna në shtëpia, ka të ngjarë që ajo të kryejë të paktën një bisedë të vështirë me një person, shikimi i të cili është shkatërruar nga sëmundja glaukoma. “Kur shikoj se dikush është i sëmurë me glaukomën e avancuar, jam shumë e trishtuar. Është një ndjenjë e tillë sa nuk mund t’ia tregosh askujt,” shpjegon oftamologia.

Glaukoma është një grup sëmundjesh të syrit që shkaktojnë dëmtim progresiv të nervit optik, në pikën ku ai lejon syrin të transportojë informacionin vizual në tru. Më shumë se 70 milionë njerëz kudo në botë janë të diagnostikuar me këtë sëmundje dhe 3 milionë prej tyre tashmë janë të verbër. Nuk mund të bëhet asgjë për të kuruar këtë sëmundje dhe madje as trajtimet më të mira, nuk mund të ndalojnë avancimin e sëmundjes.
“Ne po përpiqemi të bëjmë përparime me çdo lloj trajtimi,” thotë oftalmologu Leonard Levin nga universiteti McGill në Montreal.

Sylvia Groth

Hulumtuesit kanë kuptuar që forma e zakonshme e glaukomës, të quajtur glaukoma me kënd të hapur është në rastin kur syri nuk ushqehet nga lëng i pastër, që e mban syrin të shëndetshëm. Nëse lëngu nuk mund të kullojë siç duhet, presioni brenda syrit rritet duke u bërë shumë i madh dhe mund të shtypë qelizat brenda nervit optik, që mbartin imazhe nga retina dhe qendrat optike të trurit.
Njerëzit me glaukome me kënd të hapur mund të mos kenë simptoma të hershme, madje edhe kur qelizat nervore të vdesin. Megjithatë, ndërsa përparon glaukoma ngadalëson vizionin periferik, duke bërë të mundur verbërinë, pasi vdesin mjaft qeliza nervore optike. Simptomat e zakonshme, duke përfshirë dhimbjen e syrit, dhimbje koke dhe vjellje.

Përgjithësisht, medikamentet e syve nuk kanë asnjë efekt por tashmë mjekët kanë realizuar një medikament të ri që mund të parandalojë këtë dëmtim të madh. Medikamenti i aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve, i jep pacientëve dhe klinikave një mundësi të re për realizimin e ilaçeve që janë kërkuar mbi 20 vjet. Njëri prej tyre, Rhopressa, përmirëson ujin në inde dhe është një përparim vërtet i rëndësishëm, i cili duhet të përdoret vetëm një herë në ditë.
“Kjo është diçka që po e përdor në disa pacientë të mi. Përgjithësisht medikamenti përdoret për njerëzit që po humbasin shikimin e tyre por nuk duan të provojnë kirurgji,”shprehet mjekët.
Por zvogëlimi i presionit nuk është një kurë. Për shkaqe që nuk janë plotësisht të qarta, dëmtimi i nervit optik mund të zhvillohet tek njerëzit me presion normal ose edhe të ulët të lengut në sy. Studimet kanë zbuluar se gati 30 përqind e pacientëve që marrin trajtim lehtësues të presionit për glaukomë, nuk shpëtojnë nga verbërimi i përhershëm.
Ky kompleksitet i glaukomës ka frymëzuar studiuesit që të rishikojnë qasjen e tyre. Në vend që thjesht të ulin presionin brenda syrit, ata po kërkojnë të forcojnë dhe mbrojnë qelizat nervore me anë të një takitike të quajtur neuroproteksion. Kjo mund të parandalojë glaukomën dhe të ruajë shikimin.
“Në kohët e hershme, qëllimi ishte që thjesht ë mbanin gjallë qelizat. Tani studiuesit pranojnë se qelizat nuk duhet thjesht të mbijetojnë, por edhe të funksionojnë gjithashtu,” shprehet Levin
Trajtimet e kandidatëve përfshijnë vetëm faktorët neorotrofikë, disa molekula të vogla që trupi përdor për të ushqyer qelizat nervore. Ky mjekim i cili quhet rhNGF është testuar në mënyrë të vazhdueshme tek 60 pacientë. Rezultatet nuk janë ende të përcaktuara, por rhNGF mund të ndihmojë në bllokimin e një sinjali ndijor që tregon se, një qelizë nervore optike ka kohën për të vdekur, duke kursyer qelizën dhe duke e mbajtur atë në funksionim.

Sipas Levin, në këtë kohë nuk ka studime të avancuara klinike në shkallë të gjerë të ndonjë medikamenti neuroprotektive potencial për këtë sëmundje, që do të thotë se terapitë do të jenë të ndryshueshme.
Mbrojtja e nervit optik nga dëmtimi do të ishte një arritje e madhe. Por gjetja e një mënyre për të rikthyer shikimin që ka humbur do të ishte një arritje edhe më e madhe e ekspertëve. Njerëzit dhe shumica e kafshëve, nuk rigjenerojnë qelizat nervore optike sapo të jenë dëmtuar, por gjenet e përfshira në ndërtimin e këtyre qelizave mbeten. Nëse këto gjene mund të ktheheshin, ndoshta me një shtytje nga qelizat burimore të injektuara, ka një mundësi që qelizat e reja funksionale mund të rriten dhe shikimi mund të kthehet. Deri më tani, studiuesit kanë marrë vetëm hapat e parë drejt asaj ëndrre. Studiuesi Johns Hopkins, shprehet se është e mundur që të rriten qelizat nervore optike të njeriut në laborator, duke përdorur qeliza burimore të gjeneruara gjenetikisht. Por, ekspertët e tjerë shpjegojnë se kjo është një rrugë e gjatë, e cila nuk dihet nëse do të funksionojë.
Për të ardhmen e afërt, operacionet dhe medikamentet do të mbeten standardet për trajtim. Këto pika mund të bëjnë një ndryshim të madh për njerëzit me glaukomë në fazat e fillimit, por ata duhet t'i përdorin siç duhet dhe shumë nuk e bëjnë. Pavarësisht nga zhgënjimet e shkencës, Groth shpreson për një të ardhme që është më e qartë dhe më e ndritur për të gjithë. “Shpresoj që gjatë viteve të mia në punë, të jem e privilegjuar për t'u thënë pacientëve të mi një shpjegim ndryshme, të ketë një histori ndryshe, të ketë një t vërtetë aspak të dhimbshme,” shtoi ajo./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë