Biznes

Në Firenze lind “Farmacia e vogël letrare” për tu kuruar me libra

Në rrugën Ripoli një vend për të ndihmuar shpirtin me letërsi, duke ndjekur këshillat e një lbibliotekareje eksperte.


“Zgjidhje letrare për probleme reale” ky është lajtmotivi dhe objektivi i “Farmacisë së vogël Letrare” që është çelur pak javë më parë në rrugën Ripoli nga Elena Molini. Pas një periudhe të gjatë ku ka punuar në një zinxhir të madh bibliotekash, Elena vendosi të tentonte këtë aventurë të vogël për të propozuar këndvështrimin e saj novator mbi leximin. Je i/e trishtuar sepse të ka lënë i/e dashura/i? Sepse nuk ke marrë një provim? Sepse je zënë me dikë? Farmacia e vogël Letrare propozon një katalog librash të ndarë në kategori në bazë të patologjisë ose keqndjerjes që të ka përfshirë në atë moment.

Ja si e shpjegon Elena se si funksionon farmacia e saj.

Si lindi idea për të hapur “Farmacinë Letrare”?

Kam punuar për vite me radhë në një zinxhir bibliotekash, idea më erdhi nga kërkesat e njerzve. Kur dikush vjen dhe të kërkon një këshillë për një libër në pjesën më të madhe të kërkojnë një këshillë bazuar në gjendjen e tyre emocionale. Ndoshta më thonë; “një miku im sapo është ndarë, çfarë më këshillon?”, ose “Kam humbur punën dhe nuk jam mirë me humor, çfarë mund të lexoj?”. Ndër vite vura re se ishin këto lloj kërkesash që njerëzit që frekuentonin bibliotekën të bënin. Në varësi të këtyre pyetjeve kam krijuar një “përgjigjje” të vogël sepse ne jemi një bibliotekë shumë e vogël, 35 metra katrorë, shumë e vogël, por me një katalog bazuar tek emocionet dhe librat që shërojnë.

Shpjegomë më mirë se si funksionon

Për çdo libër kemi krijuar një “një fletë shpjeguese” me mbishkrimin se çfarë ‘kuron’, duke e kthyer fletën është receta, kur e ku të lexosh librin dhe efektet kolaterale që sigurisht janë të gjitha pozitive.

Kjo do të thotë që je edhe pak psikologe?

Jo, këtë jo, por motra ime është psikologe dhe mikeshat e mia më të mira janë psikologe, e mund të them që për emocionet më të thjeshta jam bazuar në eksperiencat e mia personale. Për patologjitë më të rënda si ankthi ose depresioni kam marrë asisetncën e psikologeve.

Më jep një shembull të një “kure” që do të këshilloje.

Për një krizë adoleshenciale do të të propozoja “Jack Frusciante doli nga grupi” të Enrico Brizzi sepse është një libër që flet për dashurinë, turbullimet e para, miku që hyn në tunelin e drogës dhe tematika të tjera të lidhura me të rinjtë. Për dashurinë e njëanshme kemi “Princesha që besonte tek përrallat” e Marcia Grad Powers një manual se si të çlirohemi nga Princi i Kaltër, një filozof argëtues që të shpjegon gabimet që bëjmë shpesh duke idealizuar personin përballë dhe se si ta çbëjmë këtë. Ose nëse duam të lexojmë një roman kemi librin e Susanna Casciani “Më mirë të vuash se sa ta vendosësh zemrën në një dollap” në të cilin protagonistja, pavarësisht nga peripecitë e ndryshme të dashurisë që e kanë bërë të vuajnë, ajo rikthehet në lojë dhe merr një mesazh pozitiv.

Për ata që kanë probleme me punën, çfarë do t’ju këshilloje?

Murakami “Zogu që shndërroi vreshtat e botës” në të cilin rrëfehet historia e një njeriu që ka humbur punën, bën një jetë shumë të qetë, por qetësia turbullohet sepse duhet të gjejë një grua dhe shtron pyetjen nëse duhet të kthehet në punë apo jo. Është një mënyrë për të zgjedhur se çfarë njeriu duhet të bëjë në jetë. Ose “Njerëzit lakuriq” të Alicia Giménez-Bartlett, historia e një personi që humb punën.

Mund të themi që ti së pari provove faktin se leximi i një libri është shërim?

Sigurisht,absolutisht, gjithçka nis nga eksperienca ime personale. Unë propozoj kategori mbi bazën e leximeve që kam kryer vetë. Tani po u propozoj klientëve të mi që ata vetë ti shkruajnë fletët e instruksioneve. Iu vendos librave flete isntuksioni bosh për ata që dëshirojnë të kontribuojnë dhe shumë syreshë lënë eksperiencat e tyre. Prej janarit do të ketë fletë instruksioni të persoanlziuara, nëse dikush dëshiron të bëjë një dhuratë, mund të shkruajë një instruksion referyar perosnit që i dedikohet dhurata.

*Burimi:www.intoscana.it

 

Më Shumë