Rend dhe Ligj

Ndryshime në Polici, emërohen drejtues të rinj në Durrës dhe Dibër

Nga Gazeta Si - Skënder Hita është emëruar Drejtori i Policisë së Durrësit, i cili deri tani mbante postin e Drejtorit të Policisë së Dibrës.

Ndërkohë në Dibër është emëruar Drejtor i Policisë, Dhimitraq Ziu, i cili mbante deri tani postin e zv/drejtorit për Rendin në Durrës.

Këto janë ndryshimet e para të drejtuesve të policisë pas marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë