Jete & Stil

Mos flini shumë, rrezikoni goditje në tru dhe presion të lartë gjaku

Njerëzit që flenë më shumë mund të jenë në rrezik më të madh të zhvillimit të presionit të lartë të gjakut dhe goditjes në tru.

Një studim i ri i cili shqyrtoi modelet e gjumit të 360,000 britanikëve tregoi se gjumi i tepërt është i dëmshëm.

Shkencëtarët në Universitetin Qendror të Jugut të Spitalit Xiangya në Kinë zbuluan se pjesëmarrësit që flinin gjatë ditës rreth 24% kishin pasur goditje në tru dhe 12% kishin pësuar presion të lartë të gjakut.

Në këtë hulumtim, kohëzgjatja e gjumit gjatë ditës u regjistrua.

Të rinjtë kishin gjithashtu një rrezik të shtuar për shëndetin nga gjumi i tepërt.  Studimi zbuloi se moshat nën 60 vjeç që flinin gjatë ditës kishin një rrezik 20 për qind më të lartë për t'u prekur nga presioni i lartë i gjakut, ndërsa kjo shifër ishte 10 për qind për ata që ishin mbi 60-vjeç.

“Ky studim i bën jehonë gjetjeve të tjera që në përgjithësi tregojnë se gjumi i tepërt duket se reflekton një rrezik në rritje për problemet me shëndetin e zemrës dhe sëmundje të tjera. Gjumi i dobët gjatë natës lidhet me një shëndet më të dobët dhe dremitjet nuk janë të mjaftueshme për ta kompensuar atë”, tha Michael Grandner nga Shoqata Amerikane e Zemrës, i cili nuk ishte pjesë e studimit.

Burimi: Indy100 / Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë