Rend dhe Ligj

Mori makina me qira dhe i shiti, pranga 37-vjeçarit në Elbasan. Në kërkim 2 punonjës të DPSHTRR

Nga Gazeta Si - Një 37-vjeçar nga Elbasani përfundoi në prangat e policisë pasi shiti tre automjete që kishte marrë me qira duke i hequr GPS dhe u falsifikoi dokumentet. Policia sqaroi se automjetet janë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas që jepte automjete me qira, se i kishin marrë me qira 3 automjete dhe nuk ia kishin kthyer me, Policia ka vënë në pranga shtetasin Th. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: R. L., 25 vjeç dhe I. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, të dy puonjës të DRSHTRR Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Th. B. dhe shtetasi R. L. kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Për falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, shtetasi R. L. ka shpërdoruar detyrën në DRSHTRR Elbasan, në bashkëpunim me punonjësin tjetër, shtetasin I. B.

Vijon puna për kapjen e këtyre dy shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

3 automjetet janë sekuestruar nga Policia, bashkë me 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë