Rend dhe Ligj

Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, arrestohen 2 arkitektë në Tiranë, në hetim 8 të tjerë, sekuestrohen 5 prona

Prokuroria e Tiranës ka arrestuar 2 arkitektë me inicialet A.P. dhe K.B, pasi akuzohen se kanë marrë leje ndërtimi në systemin E-leje me të dhëna të rreme.

Arkitektët akuzohen për falsifikim dokumentesh duke treguar vendndodhje të rreme të ndërtimeve.

Ndërkohë, në hetim janë vënë tetë shtetas të tjerë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”,  me kallezues në ngarkim të shtetasve M.T., A.T., F. Z., A.H., D. D., G.M., T.V. dhe M.D.

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton e provuar se shtetasit e mësipërm, kanë aplikuar në sistemin E-Leje, nëpërmjet shtetasve A.P. dhe K.B. (Arkitektë), si dhe janë pajisur me lejet e rindërtimit respektive.

Nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga Arkitekti A.P. apo K.B., tregojnë vendndodhje të ndryshme krahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata”, thuhet në njoftimin e Prokuroisë.

Nga të dhënat e grumbulluara rezulton se objektet janë ndërtuar në ngastrat e ekonomive pyjore 1/a dhe 2/a, në juridiskionin e Bashkisë Tiranë.

“Shtetasi G.M. administrator dhe ortak i vetëm i subjektit Certi Ë South Balkans, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14.04.2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, e cila është pjesë e fondit pyjor, ngastra 1/a, për të cilin janë përpiluar aktet pëkatëse, duke u konstatuar se disa prej strukturave me hekur dhe beton si dhe muri rrethues janë të pozicionuara në një sipërfaqe të fondit pyjor e cila ëshë dhënë në përdorim.

Arkitektet A. P. dhe K.B. kanë bërë të mundur aplikimin e të dhënave të cilat tregojnë të dhëna të rreme, nëpërmjet E-leje”.

Për këtë arsye, pas verifikimeve, është kërkuar vendosja e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara nga;

M.T. me sipërfaqe 370 m2

F.Z. me sipërfaqe 370 m2

A.T. me sipërfaqe 370 m2,

A.H. me sipërfaqe 370 m2

D.D. me sipërfaqe 360 m2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë