Ne rrjet

Mohammed Deif, ‘fantazma’ e Hamasit! Kush është truri i sulmit historik kundër Izraelit

Ai është njeriu më i kërkuar i Izraelit. Pasi u ka shpëtuar tentativave të shumta për ta vrarë, në vitin 2014 shtëpia e tij u bombardua, por arriti të arratisej. Ai pasoi ish-liderin Yaya Hayyash, koordinatorit të sulmeve vetëvrasëse të mesit të viteve 1990

Gazeta Si - E quajnë fantazmë, por ai ekziston dhe e ka demonstruar në këto orë. Mohammed Diab al Masri, emri I luftës, Mohammed Deif, është arkitekti i sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit. Një operacion i përgatitur nga një njeri, i cili, duke mbetur në hije, shndërroi një grusht guerrilësh në një formacion të frikshëm.

Në të pesëdhjetat e tij, kreu i krahut ushtarak të Hamasit, lindi në Khan Younis, Gaza dhe pavarësisht burimeve të pakta të familjes së tij, ai ishte në gjendje të studionte për biologji.

Dhe gjithashtu gjeti një mënyrë për t'iu përkushtuar teatrit, duke luajtur rolin e Abu Khaledit në një shfaqje të titulluar "Klouni".

Skena të vogla në krahasim nga misioni i vërtetë: ai i militantit. U rrit nën krahun e Yaya Hayyash, inxhinierit, koordinatorit të sulmeve vetëvrasëse në mesin e viteve 1990 dhe kur mentori i tij u vra, ndërmori hap pas hapi për ta zëvendësuar atë.

Specialiteti i tij i parë ishte pengmarrja, veprim i përsëritur orët e fundit në përmasa masive. Ata janë njerëz me vlera të larta negociuese, jetë për t'u shkëmbyer. Ai më pas iu përkushtua ndërtimit të arsenalit të fraksionit.

Brigadat Ezzedine al Qassam, maja e shtizës së lëvizjes, janë zhvendosur nga kallashnikovët, drejt dronëve dhe raketave.

Rrjeti importonte materiale luftarake përmes tuneleve klandestine të lidhura me territorin egjiptian, gjithashtu mjeti jetësor për mallrat civile.

Fedajinët punësuan palestinezë jashtë vendit që mund t'i ndihmonin, ata përfshinin njerëz të tjerë në Rrip, shfrytëzuan mbështetjen e boshtit shiit, Iranit dhe Hezbollahut libanez.

Koordinim i vazhdueshëm në planin ushtarak dhe politik. Dy aleatët dhanë udhëzime, materiale, pjesë, ndërsa instruktorët e tyre jepnin këshilla.

Disa projekte janë imazhe pasqyre: milicët shiitë donin të pushtonin fshatrat në Galilenë e Epërme, vëllezërit e tyre palestinezë synonin kibukun në kufirin me Gazën.

Vëmendje e madhe iu kushtua krijimit të bunkerëve, stacioneve nëntokësore për të penguar një pushtim apo lëshimin e bombave kundër shtetit hebre.

“Fantazma” është gjithmonë në qendër. Izraeli nuk i dha afat. Jeruzalemi, në kohën e Arafatit, kishte kërkuar arrestimin e tij dhe, për një periudhë të caktuar, ai ishte vendosur në një rezidencë të monitoruar nga Autoriteti.

Iniciativë e fqinjit dhe të njohurit të tij, Mohamed Dalhan, i cili ishte përgjegjës për sigurinë për një kohë të gjatë.

Një qëndrim disa mujor që nuk e ndërpreu karrierën e tij, duke u bërë numri një më i kërkuari i izraelitëve, të cilët janë përpjekur ta eliminojnë në çdo mënyrë.

Nga qielli me goditje helikopterësh mbi makinat që e transportonin - 2001 dhe 2002 -, me të infiltruar, me përdorimin e spiunëve.

Biografitë citojnë gjashtë deri në tetë episode të tentativave për ta vrarë, por ai gjithmonë shpëtoi me lëndime të rënda.

Askush nuk është i sigurt, por ka nga ata që thonë se ka humbur një sy dhe një dorë ose se ka vështirësi në ecje për shkak të pasojave të një predhe.

Të tjerë supozojnë dëme më të mëdha, por asgjë që ka kompromentuar rëndësinë dhe statusin e tij.

Në gusht 2014, Izraeli bombardoi shtëpinë e tij, një bastisje që i kushtoi jetën njërës prej grave të tij dhe një vajze.

Disa nga bashkëpunëtorët e tij kanë rënë gjithashtu, numri dy al Jabaari ose blerësit e materialit luftarak të vrarë nga Mossad në Emiratet e Bashkuara, Tunizi dhe Malajzi.

Bëhet fjalë për suksese taktike, të cilat megjithatë nuk patën asnjë ndikim te Ezzedine al Qassam, i organizuar për t'i mbijetuar një eliminimi të mundshëm të kreut të grupit.

Gjuetia e vazhdueshme dhe eksperienca e gjatë e konflikteve e kanë detyruar të marrë masa rigoroze sigurie.

Ka vetëm një foto të vjetër të tij në qarkullim, asnjë telefon, vetëm korrierë dhe mesazhe të regjistruara të postuara në internet.

Në audion e parë të njohur, në vitin 2003, ai u premtoi kundërshtarëve të tij: "Jeta juaj do të jetë ferr". Njëzet vjet më vonë ai e vërtetoi brutalisht.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë