Futboll

Modriç në majën e botës, Ronaldo dhe Messi injorojnë ceremoninë

Nëse ndokush kishte menduar se kush do të ndërpriste binomin Ronaldo-Messi në fitimin e titujve individual për më shumë se 10 vite, mbrëmja e kësaj të hëne e ka dhënë më në fund përgjigjen. Ai quhet Luka Modriç dhe për vitin 2018 është shpallur lojtari më i mirë në botë. Kroati ka fituar në betejën finale me Muhamend Salah dhe Cristiano Ronaldo. Votimi i kryer në të gjitha vendet e botës që nga data 24 korrik deri para fillimit të kësaj ceremonie, e ka përcaktuar futbollistin e Real Madrid si më të mirin e vitit.

Luka Modriç ishte favoriti kryesor dhe në momentin kur presidenti i FIFA, Gianni Infantino ka thënë emrin e tij, askush në sallë nuk u befasua, madje i pari që e ka duartrokitur ka qenë Muhamed Salah. Kroati u ngjit në podium shumë i emocionuar, ku fillimisht ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij deri në këtë pikë.

“Është një nder i madh dhe ndjesi shumë bukur të jem këtu me këtë trofe të mrekullueshëm. Në radhë të parë uroj Cristiano Ronaldo-n dhe Mohamed Salah për sezonin fantastik që kanë bërë dhe jam shumë i sigurt që në të ardhmen ata do e kenë mundësinë për ta fituar të paktën edhe një herë këtë trofe.”- ka thënë Modriç duke treguar edhe një herë karakterin e tij.  Emocionues ishte edhe momenti kur Modriç ka folur në gjuhën kroate, duke falenderuar edhe një idhujt e fëmijërisë së tij, Zvonimir Boban.

https://twitter.com/Behenchod3/status/1044320272789241856

Në këtë mbrëmje të veçantë për herë të parë në 10 vitet e fundit nuk ishin prezent dy njerëzit që kanë dominuar futbollin botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Të dy futbollistët që ishin përzgjedhur edhe si lojtarë të formacionit më të mirë të vitit, kishin bojkotuar këtë mbrëmje për shkak të angazhimeve me ekipet e tyre.

Në çmimet e tjera që janë shpërndarë në këtë mbrëmje kanë triumfuar më shumë lojtarët e Real Madrid dhe ata që fituan Kupën e Botës me Francën. Trajneri më i mirë i vitit është shpallur Didier Deshamps, që fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Francës.

Trofeun e portierit më të mirë të vitit e ka marrë portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois që shkoi deri në gjysmë finale me Belgjikën.

Në futbollin e femrave, më e mira u shpall sulmuesja braziliania Marta. Dy çmime të veçanta ishin ato edhe që janë dhënë për tifozerinë më të mirë që u fitua nga ajo peruane dhe trofeu Fair Play që u fitua nga futbollisti holandez, Lennart Thy. Formacioni më i mirë i viti ose e konisderuar si skuadrave e ëndrrave ishte e rreshtuar në formacionin 4-2-3-1. De Gea në portë, Marcelo, Dani Alvesh, Ramos, Varane në mbrojte; Ngolo Kante dhe Modriç në meshfushë; Messi, Mbappe dhe Hazard në sulm; dhe pykë Ronaldo.

https://twitter.com/FIFAcom/status/1044310625583857667

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë