Mjekët po paralajmërohen për një rritje të konsumimit të proteinave para stërvitjes dhe ky është një trend i ri tashmë për sportistët. Ai përfshin ngrënien e proteinave, në vend që t’i holloni në ujë, siç rekomandohet nga prodhuesit, për të bërë një pije. Studiuesit, mbajtën një fjalim në një konferencë mjekësore amerikane, janë të shqetësuar se adoleshentët e rinj po provojnë këtë trend të nxitur nga një valë videosh në internet.
Proteinat zakonisht përmbajnë shumë aminoacide, vitamina dhe përbërës të tjerë, siç është kafeina. Ideja konsumimit të tyre është që njerëzit t’i japin një nxitje para një stërvitje për të ndihmuar qëndrueshmërinë, megjithëse shkenca e nuk e aprovon.
Por ka rreziqe të njohura nga marrja e shumë stimuluesve që rrisin energjinë.
Një dozë e madhe e kafeinës, për shembull, mund të shkaktojë efekte anësore të lidhura me zemrën. Një lugë proteinë mund të përmbajë kafeinë sa pesë filxhanë kafe, thonë studiuesit nga Qendra Mjekësore Cohen në Nju Jork.
Kjo tronditje mund të shkaktojë “një rritje të presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës, duke çuar potencialisht në shqetësime në ritmin e zemrës”.
Dhe thithja aksidentale e pluhurit të proteinës në mushkëri mund të shkaktojë mbytje, infeksion ose pneumoni, thonë studiuesit. Disa proteina të shitura në internet mund të mos jenë nga furnizuesit e autorizuar ose të përmbajnë përbërësit e duhur në paketim.
Në një studim të fundit amerikan ekspertët studiuan 100 video të postuara në rrjetin social TikTok, duke përdorur hashtagun “preworkout”. Vetëm tetë prej tyre treguan se proteina po përdorej në mënyrën e duhur. Studiuesit paralajmërojnë në prezantimin e tyre për takimin e Akademisë Amerikane të Pediatrisë se mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për metodat e rrezikshme të konsumit dhe potencialin për konsum të tepërt të proteinave duke vërejtur me kujdes analizat e pacientëve të tyre.
Bridget Benelam, nga Fondacioni Britanik i Ushqyerit, tha se nuk duket të ketë shumë kërkime mbi përfitimet e këtyre produkteve, megjithëse ka disa dëshmi se kafeina mund të përmirësojë performancën sportive në disa raste. Këto studime zakonisht bëhen tek atletët dhe kështu nuk është e qartë se sa e rëndësishme është kjo për popullsinë e gjerë.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.