Lajme

Ministria e Arsimit sqaron pse u mbyll shkolla iraniane në Tiranë

Pas lajmit për mbylljen e shkollës “Saad” e cila financohej nga Irani në Tiranë, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit. Sipas ministrisë, shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese.

https://www.facebook.com/arsimitsportitdherinise/posts/2744022815659259

Në vendimin për mbylljen e shkollës, ministria i kërkon asaj që t’u kthejë nxënësve pagesat e kryera deri më tani, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u regjistruar në shkolla të tjera dhe të dorëzojë regjistrat. Gjithashtu urdhërohet edhe ngritja e një komisioni prej tre vetash që do të ndjekin procedurat e mbylljes së shkollës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë