Analize

Michelle Obama, shpresa e fundme e amerikanëve me ngjyrë

Kiese Laymon/ Vanity Fair - Të dymijenëntëqindenjëzetetre ditët që Obamat e quajtën Shtëpinë e Bardhë, shtëpi, dy janë ngulitur në kujtesën time. 3 tetori i 2012-ës: Presidenti Barack Obama, dukshëm i lodhur nga bishtnimet, por rrallë i sprapsur rreth më të keqes së Amerikës, humbi debatin e tij të parë presidencial kundër Mitt Romney-it. Pas katër vitesh, ende nuk isha e sigurt se ç’domethënie materiale kishte fitorja presidenciale e Obamës për amerikanët e zinj, por e dija se ky debat i veçantë nuk ishte asgjë më pak sesa ajo që Maya Angelou e quajti “ndryshk në tehun që kërcënon fytin”. Dita tjetër, kishte ardhur katër vjet më herët dhe, e parathënë: 18 shkurt 2008. Në orën tre e katërmbëdhjetë minuta të pasdites, në Uinskonsin, Michelle Obama gjatë turit elektoral, kishte thënë përpara një turme, “Dhe më lini t’ju them diçka; për të parën herë në jetën time prej të rriture, jam vërtet krenare për vendin tim. Dhe jo vetëm sepse Barack-u e ka bërë mirë punën, por sepse mendoj se njerëzit janë të uritur për ndryshim. Kam qenë e dëshpëruar ta shoh vendin tim të lëvizë në atë drejtim dhe jo të ndihem aq e vetme, në frustrimin dhe zhgënjimin tim.” Nuk ka pasur kurrë aq sentimentalizëm në fjalimet e Michelle Obama-s me ne, por kishte aq shumë nëntekst. Të gjithë performancat e saj nga ajo pikë e tutje, u mbajtën me doza të lajmëruara sinqeriteti, ai dinamit retorik, që kandidatëve presidencialë, amerikanëve të pushtetshëm dhe dashnorëve iu deshën dekada për t’u kultivuar, mbështetur dhe zotëruar. Kam qenë një amerikane e zezë, mjaftueshëm gjatë, për të ditur se sinqeriteti i paralajmëruar – dhe shpirtërorja publike – në gojën dhe trupin e një gruaje të zezë shumë të vetëdijshme , nga Çikagoja, mund të shihej si një kërcënim ndaj më të keqes së Amerikës. Dhe më e keqja e Amerikës do ta bënte të sigurt që nesërmja të dhembte.


Personi më dinamik dhe padrejtësisht i parë më sy të keq, që ka pushuar kryet në Shtëpinë e Bardhë, nuk ishte një president amerikan. Ishte Michele Obama. Megjithëse presidenti rrallë kundërluftonte me të njëjtën forcë, me të cilën sulmohej, ai mundej ta bënte. Do të kishte pasur edhe një çmim më të lartë për të paguar. Por ai mund ta kishte bërë. Gjinia, raca, ngjyra, politika dhe pushteti i diktuar se Michelle Obama nuk mundej, megjithëse më pëlqen të besoj se u përpoq, në atë çka Ralph Ellison i quajti ato “frekuenca më të ulëta”, Michelle Obama i qëndroi më të keqes së Amerikës ndërsa vazhdimisht pritej të namatiste “më të mirën” e vetes. Me çdo dëmtim, ajo u bë një anëtare më e vlefshme dhe e ngulitur e familjes sime thellësisht jugore. Gjyshja ulej në gjunjë dhe lutej çdo natë për “Michelle-ën dhe ata”, në të njëjtën mënyrë që lutej për të gjithë fëmijët e saj biologjikë dhe nipërit. Mamaja dhe tezet e mia, Sue dhe Linda, dërgonin mesazhe kur Michelle Obama fliste (në të njëjtën mënyrë siç silleshin kur Serena Williams ishte në fushë.)

Me çdo togfjalësh të sinqertë dhe shpirtëror, çdo nënqeshje të njohur, familja ime besonte, se Michelle Obama donte të numëronte se çfarë, më e keqja e Amerikës, po i bënte vendit tonë, komuniteteve tona dhe neve, vetë. Teksa pjesë të mëdha të vendit u ndien gjithnjë e më rehat duke vënë në pyetje shtetësinë dhe besimin fetar të të shoqit dhe duke e barazuar atë me një majmun militant, na duhej dikush në atë Shtëpi të Bardhë, që të rishqyrtonte me kujdes vetminë, frustrimin, zhgënjimin, urinë dhe krenarinë , rreth të cilave fliste më 2008-ën. E megjithatë, në atë kohë Michelle Obama do të thoshte: “Kur ata bien poshtë, ne ngjitemi lart”. Gjatë fushatës së verës së 2016-ës, si shumë miq, isha lodhur me të dy Obamat. Kisha qenë në Shtëpinë e Bardhë me një grup feministësh ndërsektoriale, duke debatuar kundër arkitektëve të nismës “My Brother’s Keeper”, të presidentit se kishim nevojë për masa strukturore ndaj pengesave të të gjithë fëmijëve të zinj në këtë vend. Ne parashtruam se gratë dhe vajzat e zeza, siç edhe burrat dhe djemtë e zinj, nuk mund të presin. As Obama, as ndonjë në administratë, nuk bëri publikisht me dije se çfarë po u bënte kombi njerëzve të tij më të brishtë. Dhe unë isha e lodhur. Kështu që kur përgjigja e Michelle Obama-s ndaj tmerrit amerikan ishte “Kur ata bien poshtë, ne ngjitemi lart”, skërmita dhëmbët, tunda kokën dhe shpresova se në 2016-ën, do të kishim njerëz në Shtëpinë e Bardhë me më shumë vullnet për t’u sprapsur – e për të përshkruar ndershmërisht dhunën që po kalbte vendin nga brenda jashtë.


Sigurisht, nuk mund të kishim në Shtëpinë e Bardhë dikë me më shumë vullnet për t’u sprapsur, në pjesën më abuzive të kombit tonë. Do të kishim Donald Trump-in, një nga burrat më abuzues që ecën në këtë tokë. Besoj se kishim ndihmë nga brenda dhe jashtë vendit që të fitonim, por zgjedhja e Trump-it foli shumë më shumë për kombin tonë, sesa mund të them unë për të.
Në muajt që erdhën më pas, fajësova veten se e kisha nënvlerësuar krijimtarinë e palodhur të nacionalizmit të bardhë. Fajësova Hillary Clinton-in. Fajësova Rusinë. Fajësove Bernie Sanders-in. Fajësova Barack Obama-n, që kishte sanksionuar aq shumë dëbime, duke i quajtur fëmijët tanë banditë, duke mos i rrëfyer botës mbarë, se në fund ishte sjellë siç presidentët amerikanë duhet të silleshin. Dhe një pjesë e vogël e imja fajësoi Michelle Obama-n, që kishte inkurajuar një brez të ri amerikanësh të zinj të ngjiteshin lart, kur ajo, ashtu si ne, e dinte se nuk kishte kufi sesa poshtë mund të shkonin disa amerikanë, vetëm të na shihnin të vuanim.


Pastaj, këtë shtator, shkolla e gazetarisë me të njëjtin emër në Universitetin e Misisipit, ku jam profesore e anglishtes, publikoi një postim në Facebook me pamjet e dy studenteve të zeza që po argëtoheshin një të shtunë mbrëma. Gratë e reja ishin veshur ashtu si gra të panumërta të bardha vishen pas javësh të gjata studimi dhe pune. Në diçiturën poshtë fotografisë, kontribuuesi kishte shkruar, “Një rënie prej tre përqind të regjistrimeve nuk është asgjë krahasuar me atë që do të shohim në vijim… dhe vlerat e pronave të patundshme do të bien po ashtu si edhe të ardhurat nga taksat.” Mbrëmjen pasuese të së enjtes, shkova në një forum universitar me studentë të zinj që artikulonin me zell se çfarë meritonin dhe çfarë nuk do të toleronin më. Në fund të forumit, përmes syve të përlotur dhe veshëve të hapur, dy gratë e reja të shënjestruara nga kontribuuesin Facebook, u ngritën në këmbë dhe falënderuan shokët e klasës për mbështetjen. Një nga gratë e reja iu drejtua grave të zeza në sallë dhe u dha zemër të pranonin se kishin çdo të drejtë ta bënin shkollën e tyre, qytetin, kombin e tyre, shtëpi. Gruaja e re mund të kishte cituar cilindo president amerikan apo shkrimtar jugor, çdo luftëtar lirie nga Misisipi, në mbyllje. Por tha: “Siç ka thënë dikur një grua e mençur, “Kur ata bien poshtë, ne ngjitemi lart”, ndërsa u shoqërua me ovacione dhe duartrokitje të forta.


Qëndrova gjithashtu, duke përplasur pëllëmbët që më dridheshin e duke menduar rreth pushtetit të Michelle Obama-s dhe kërcënimin që përbën, ndaj njerëzve që e zgjodhën Donald Trump-in mbret. E lashë atë godinë duke besuar se plani i Michelle Obama-s me “Becoming’ dhe me turneun e mirëreklamuar në shumë qytete dhe sheshe rreth librit, është të zotërojë pushtetin e saj të veçantë në një mënyrë që korr rezultate materiale për të zinjtë. Ish-Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder së fundi përzjeu fjalët e Michelle-ës, “Kur ata bien poshtë, ne i zbythim”. Zbythja ata mund të jetë një impuls i thjeshtë, por a nuk nënkupton kjo përfshirjen në kolektivitet të njerëzve më të dhunuar nga politikanët dhe politika amerikane? “Frika nuk është motivues i duhur”, u përgjigj Michelle. “Shpresa fiton.” Megjithëse ajo mund ta ketë nënkuptuar përgjigjen për Holder-in, nuk jam e sigurt se duhet të jetë kështu. Kam shpresë se nuk është kështu.

Tani që Michelle Obama është e lirë, parashoh lartësimin e saj dhe sprapsjen. Dua të di se çfarë mendon ajo rreth pabarazive të të ardhurave, dhunës seksuale, epërsisë së të bardhëve dhe përjashtimizmit amerikan përballë një opozite, oreksi i të cilëve për të rënë sa më poshtë nuk njeh barriera. E di se do të jemi atje për të pranuar gjithçka që ajo po na ofron, sepse jemi të uritur. Jemi të zhgënjyer. Jemi të frustruar. Nuk kemi më vend për shpresë. Kemi uri për pushtet. Nuk duam të na abuzojnë. Nuk duam të abuzojmë. Për të gjitha llojet e së mirës dhe ca rriska të së keqes, besojmë se Michelle Obama do të flasë me ne, duke përshkruar ndershmërisht atë çfarë ka përjetuar në rrugëtimin e saj. Besojmë se Michelle Obama është gjithaq e uritur. Besojmë se Michelle Obama e di se jemi të lodhur nga dhimbja e së nesërmes dhe nuk kemi dëshirë ta bëjmë Amerikën sërish madhështore për amerikanët, për të cilët ajo ka qenë gjithnjë, dhunshëm, e mirë. Duam të jemi të lirë. Dhe duam të besojmë se Michelle Obama dëshiron të njëjtën gjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë