Politike

Meta, Rama e Palmer në Kosovë, por në Tiranë vijnë me agjendat e tyre për zgjedhjet dhe krizën

Ilir Meta dhe Edi Rama e nisën ditën pranë njëri-tjetrit në Prishtinë, gjatë ceremonive të 20- vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Por aq sa i treguan kamerat mbajtën distancën mes tyre dhe patën vetëm një shtrëngim duarsh. Në të njëjtën ceremoni ishte edhe zyrtari i lartë amerikan, zv/ndihmës sekretari i shtetit, Matthew Palmer, që të shtunën e protestës së opozitës dha mesazhe të drejtpërdrejta dhe të forta në emër të Washingtonit për politikanët shqiptarë.

Nuk dihet nëse Palmer përcolli porosi të drejtpërdrejta për Ramën dhe Metën, ndërsa gjatë ceremonisë në Prishtinë karriget e kryeministrit dhe zyrtarit amerikan kishin qëlluar afër sipas protokollit. Por mbrëmja në Tiranë pritet ti gjejë në llogore të ndryshme si Presidentin edhe Kryeministrin.

Zyrtar i DASH, Palmer takon kryeministrin Rama, presidenti Meta ne ceremoni i u ulur ne krah te kryeparlamentarit Kadri Veseli

Të paktën sipas agjendave që kanë. Rama në festën e socialistëve te Amfiteatri i Liqenit në 28 vjetorin e themelimit të PS, ku pritet të rideklarojë se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor, ndërsa Meta në të njëjtën orë, 19.00 do të zhvillojë takimin me aleatët e PD-së, për të diskutuar atë që presidenca e cilëson si datën e re të zgjedhjeve lokale.

Rama dhe Palmer në Prishtinë

28-vjetori i themelimit të PS
Partia Socialiste feston 28-vjetorin e krijimit si forcë politike. Për këtë ditë të rëndësishme mësohet se nuk do të organizohet aktivitete qendrore nga PS-ja, por se festimet do të zhvendoset në të 61 bashkitë. Kjo është porosia e dhënë që të organizohet takime në rrethe për këtë ditë të shënuar për socialistët. Kjo mënyrë e tillë festimi mësohet se është e lidhur edhe me fushatën elektorale të 30 qershorit. Sipas burimeve edhe më parë kur përvjetori përkonte me fushatën elektorale, PS nuk ka organizuar një aktivitet të zgjeruar. Por kjo skemë e njëjtë e festimit u realizua dhe një vit më parë, ndërsa Rama nuk do të merrte pjesë, pasi kishte mbledhur qeverinë në Durrës, për takimet e llogaridhënies.


Drejtuesit politik të qarqeve dhe deputetët socialistë pritet të organizojnë takimet këtë pasdite. Socialistët e Tiranës do të mblidhen te Amfiteatri në zonën e Liqenit artificial në ora 19:00.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla në një postim në Facebook shkruan se “Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator”.

https://www.facebook.com/b.taulant/photos/a.289748271070781/2278095655569356/?type=3&theater


“Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale. Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar. Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!”, shprehet Balla në postimit e tij.
Ndërsa kryesocialisti Edi Rama nuk ka mbajtur ndonjë postim për ditën e krijimit të PS-së. Kriza politike mund të ketë ndikuar që socialistët të mos fokusohen në realizimin e ndonjë manifestimi në shesh. Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim të tij ka bërë thirrje që të shqiptarët të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë PS-në më 30 qershor. “Gëzuar Ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë- e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet Shqipërinë e qytet si Tirana jonë. E vetmja forcë qartësisht pro-SHBA e pro-BE sot për sot! Në 30Qershor voto PS Edi Rama Nr. 30”, shkruan Veliaj.
Në 12 qershor të vitit 1991, do të mbahej Kongresi i 10-të i PPSH-së, në të do të vendosej ndryshimi i emrit në Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kryetar i saj do të zgjidhej Fatos Nano. Socialistët do të vinin në pushtet në vitit 1997 dhe do të qëndronin për dy mandate, për t’ia lëshuar drejtimin e qeverisë, PD-së me kryeministër Sali Berishën. Postin e kryetarit të PS-së, Nano do ta mbante deri në vitin 2005. Ai dha dorëheqjen për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare, duke vendosur një standard në politikën shqiptare. Pas këtij largimi Kongresi i PS-së zgjodhi si kryetar Edi Ramën, i cili në atë kohë ishte kryetari i bashkisë së Tiranës. Që nga viti 2005, Rama është kryetari i Partisë Socialiste.


PS në festë, opozita te Meta për datë të re zgjedhjesh
Ndërsa socialistët do të festojnë, në ora 19:00 Presidenti Meta do të zhvillojë në Presidencë një takim me krerët e partive të djathtë, të aleate të PD-së, me qëllim caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale. Presidenti ka shfuqizuar datën 30 qershor, duke mos nxjerrë një datë të re. Kjo lëvizje e presidentit shkaktoi një përplasje të fortë, ku mazhoranca e ka cilësuar si antikushtetuese dekretin e dytë të Metës, pasi nuk është i bazuar në ligjin themeltar të shtetit shqiptar. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar prerazi se zgjedhjet dot mbahen më 30 qershor, ndërsa si hap i fortë i mazhorancës pritet të jetë shkarkimi i Metës si president.

Aleatët e PS duke dalë nga Presidenca pas takimit me Metën i zhvilluar në prill


Sakaq kreu i shtetit një ditë më parë deklaroi se zgjedhjet do të mbahen në një datë tjetër dhe së të drejtën për nxjerrjen e dekretit e ka vetëm ai si president. Meta ka hedhur hapin e radhës, duke thirrur në konsultime kreret e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, Mediun e PR-së, Ndokën e PDK, Dukën e PAA-së, Shehun e LZHK-së dhe Dulen e PBDNJ-së. Pikërisht ky grupim ka bërë thirrje që të shtyhet data e zgjedhjeve dhe të nisë tryeza për zgjidhjen e krizës politike. Në 30 prill do të ishin krerët e partive aleate të PD-së që do të zhvillon në presidencë një takim me Metën, me synimin zgjidhjen e krizës, përfshirjen e kreut të shtetit në realizimin e një tryeze politike ndërpartiake, por që një gjë e tillë nuk është realizuar ende e kësaj dite.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë