Politike

Meta: Nuk e kuptoj çfarë është ky komision i posaçëm?! Rama i do gjitha dardhat në një dorë

Ftesën e kryeministrit Edi Rama për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar me synim zbatimin e reformave në vend e komentoi përmes një konference për shtyp edhe Ilir Meta.

“Nuk e kuptoj ç'është ky komisioni i posaçëm. Ky është një vend që mbeti falë Rilindjes duke u bërë një laborator eksperimentesh të posaçme. Ne kemi Kushtetutën dhe i qëndrojmë Kushtetutës për ndarjen e pushteteve, për garantimin e llogaridhënies në Kuvend dhe kudo. PL është këtu dhe do jetë kudo në Kuvend, në institucione në mbrojtje të Kushtetutës. Llogaridhënia do vendoset shumë shpejt...”, tha Meta.

Më tej, ai tha: “Ai përpiqet me çdo kusht të rrisë presionin për të intimiduar median dhe shtypin e lirë, përpiqet çdo sekondë të centralizoje pushtetet përfshirë edhe dardhat që do ti marrë në një dorë në mënyrë absurde, këto janë tregues se kemi të bëjmë me shashka që nuk çudisin askënd. Nuk pret askush reforma nga Rama”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë