Politike

Alibeaj: Komisioni i posaçëm i propozuar nga PS synon prekjen e drejtësisë, nuk marrim pjesë

Nënkryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj, tha përmes një dalje për mediat se propozimi i PS-së për një Komision të Posaçëm me opozitën, synon që të ndërhyjë në Reformën në Drejtësi.

‘Tashmë publiku u njoh me projekt rezolutën që u hodh në mejdanin e politikës. Për të hedhur pak dritë çfarë ajo përmban, po përdor të njëjtën shprehje që përdora një muaj më parë ‘Djalli fshihet në detaje’. Kemi arritur të ekstraktojmë elementë të rëndësishëm në rezolutë që përbëjnë thelbin e saj. Si psh: Palët garantojnë pakthyeshmërinë e Reformës së Drejtësi. Fuqizimin e paanësisë së gjyqësorit. Me fjalë të tjera, synimi i deklaruar është të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi nëpërmjet Parlamentit. Nuk e fshehin teksa në pikën 8 thonë që për këtë synim do të ngrihet një komision i përhershëm parlamentar. I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Do ta bëjë duke përfshirë Kuvendin”, tha Alibeaj. Ai nënvizoi se nëse ngrihet një komision i tillë, nuk do të marrin pjesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë