Ne rrjet

Merkel e Macron i kërkuan Vuçiçit të largohet nga Veriu i Kosovës

Nëse Kosova pranon të heqë taksën ndaj importeve serbe dhe boshnjake, kancearja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë të gatshëm të përfshihen personalisht në dialogun Kosovë-Serb.

Burime për mediat serbe thonë se gjatë samitit të Berlinit, Merkel dhe Macron i bënë presion presidentit serb Aleksandër Vuçiç të tërhiqej nga ideja për shkëmbimin e Veriut të Kosovës dhe degacionit të Prishtinës për të hequr taksën.

Merkel, Vuçiç dhe Thaçi

Dy udhëheqësit mësohet se i kanë kërkuar presidentit serb që të heq dorë përfundimisht jo vetëm nga ideja për shkëmbim territoresh por edhe të tërhiqet nga ndikimi mbi serbët në veri të Kosovës, me qëllim që të mundësojë integrimin e tyre në Kosovë.

Burimet bëjnë të ditur po ashtu se Merkel e Macron i kanë thënë Vuçiçit se nuk do të ketë rrugë europiane për Serbinë nëse “normalizimi me Kosovën nuk ndodh së shpejti dhe nëse Beogradi nuk heq dorë nga të gjithë mekanizmat e tij në Veriun e Kosovës.

Merkel dhe Macron i kanë kërkuar presidentit serb që të kthehet në tavolinën e bisedimeve dhe të gjejë zgiidhjen për të gjitha çështjet e hapura me Kosovën, përfshirë edhe tregtinë e ekonominë por duke përjashtuar përpjekjet për ndryshim kufijsh”, shkruan gazeta serbe “B92”.


Merkel dhe Vuçiç

Takim i radhës mes Thaçit, Vuçiçit, Merkelit dhe Macronit pritet të zhvillohet më 1 dhe 2 korrik në Paris në përpjekje për të zhbllokuar dialogun mes dy palëve. Por nuk përjashtohet mundësia që dy presidentët të mbajnë bisedime edhe në Tiranë, gjatë samitit të presidentëve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shprehu keqardhje që ideja e tij për shkëmbimin e territoreve kishte dështuar. Sipas tij kjo mundësi u hodh poshtë sepse njerëzit në serbi kishin menduar ndryshe, por se do t’i kushtojë vendit të tij shumë shtrenjtë tepër shumë brenda dy deri tre dekada.

Ai njoftoi se më 8 maj do të ketë një takim me Matteo Salvini, se pas samtit të Tiranë, me 10 maj do të mbahet paradë ushtarake në Nish dhe se pas kësaj serbëve nga Kosova do t’u përcillet rezultati i samitit në Berlin dhe të gjitha bisedimet në lidhje me Prishtinën.

Sipas presidentit serb, në rajon është zhvilluar një fushatë e ashpër kundër mundësisë së kompromisit për korrigjimin e kufijve, si nga palët e  jashtme, ashtu edhe nga publiku lokal, për një Kosovë të pavarur në tërë territorin e saj.

“Të gjithë ata që e bënë Kosovën të pavarur, ndërsa flisnin për korrigjimin, janë shtirur si të paaftë, sepse nuk donin të thoshin se ata janë për Kosovën si të tërë e pavarur nga Serbia. Për këtë është angazhuar Rada Trajkoviç, sikurse kancelarja gjermane Angela Merkel dhe të gjithë të tjerët, "shpjegoi Vuçiç.

Ai tha se nuk angazhohet për një Kosovë të pavarur brenda këtyre kufijve, por për vendosjen përfundimtare të një kufiri kompromisi midis serbëve dhe shqiptarëve. “Idetë e mia kanë dështuar. Kjo do t’i kushtojë popullit tonë, vendin tonë 20-30 vite punë”, tha presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë