Ne rrjet

Mediat greke ‘kërkojnë’ simbolin e 30 qershorit te veshja e Ramës

“Cila ishte çështja kryesore e diskutimit në zgjedhjet vendore të mbajtura në Shqipëri? Mospjesëmarrja e 85% e qytetarëve apo veshja e pazakontë që kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur për këtë ditë”? Kjo është pyetja që ngre sot gazeta e njohur greke “Protothema” por edhe shumë media të tjera në vendin fqinj, të cilat shkruajnë se kreu i qeverisë shqiptare ia doli të zhvendoste vëmendjen nga bojkoti i qytetarëve tek veshja e tij.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit vazhdojnë të mbeten një temë jo vetëm për median greke por edhe atë botërore. Kryeministrit shqiptar, Edi Rama duket se ai doli që të bëhej “viral” brenda pak orësh duke u komentuar sa në median sociale aq dhe atë botërore.

Edi dhe Linda Rama

Në Greqi, thuajse të gjitha gazetat elektronike i kanë përkushtuar vëmendje stilit të konsideruar mjaft argëtues për mbarë planetin. Madje, gazetarët grekë kanë analizuar me detaje gjatësinë e potureve, çorapet deri tek gjuri e sidomos lidhëset e këpucëve, që sipas “Kathimerini” janë një” gafë stilistike për çdo besimtar të modës, por shkaktojnë të qeshura e argëtim me bollëk”.

“Veshja e kryeministrit shqiptar, i cili akuzohet për marrëdhënie me mafien dhe korrupsion në shkallë të gjerë, kanë provokuar vetëm pyetje. Çfarë donte të thoshte Edi Rama? Cili ishte mesazhi që ai donte të dërgonte me çorapet, pantallonat e shkurtra dhe xhaketë? Vetëm ai mund ta analizoj. Sidoqoftë, të dy kundërshtarët e saj politikë dhe një pakicë e mirë e votuesve në Shqipëri presin shpjegime për këtë pamje të çuditshme”, shkruan “Protothema”.


Edi dhe Linda Rama

“Fakt është që sipas shifrave zyrtare votuan rreth 700,000 nga 3,500,000 votues të regjistrua. Ekzekutivët e qeverisë, si Kryeministri Edi Rama, megjithatë shpallin se është një fitore për qeverinë vetëm nga fakti që votimet janë mbajtur”,

Në disa media greke, madje, vihet në dukje dhe loja me imazhin e kryeministrit shqiptar si një vegël për të tërhequr vëmendjen nga situata vërtet problematike të vendit.


Edi dhe Linda Rama

“Zgjedhjet lokale në vendin fqinj në Shqipëri, mbetën jashtë vëmendjes kur kryeministri Edi Rama shkoi të votonte me partneren e tij, Linda Rama. Ai u shfaq në një vendvotim në Surrel, një fshat në Tiranë, i veshur me një xhaketë dhe këmishë, pantallona të shkurtra dhe çorape të gjata.

Ashtu si ai, as Linda Rama, nuk kishte veshur rroba që i përshtateshin këtij rasti, duke veshur pantallona të gjera, një t-shirt të gjatë dhe një kapelë. Askush nuk e di arsyen pse zgjodhi këtë veshje të pazakontë”, shkruan “Huffington Post” në Greqi. “Dita e zgjedhjeve ëshë vënë në pikëpyetje në nivel institucional pasi Presidenti i Republikës, ka anuluar me dekret më 30 qershorin si ditën e zgjedhjeve komunale në vend dhe ka vendosur me një dekret të ri si datë zgjedhjes 13 tetorin”, shkruan gazeta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë