Mendim

Der Standard: Votim pa opsione

Nga "Der Standard"- Në Shkodër, kishte vetëm një kandidat në zgjedhjet lokale. Opozita bojkotonte dhe shumë prej qytetareve qëndruan në shtëpi.

Në një shkollë të vjetër, të lyer me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, në periferi të fshatit Grudë në Shqipërinë e veriut, përfaqësuesit e komisionit zgjedhor qëndrojnë të ulur përpara kutive të hapura të picave. Mbi një dollap është vendosur flamuri i kuq shqiptar me shqiponjën e zezë. Votuesit nuk duken gjëkundi. Votat në dy kutitë plastike po mbulojnë vetëm dyshemenë. Shumë prej tyre nuk kanë dalë nga shtëpitë pas avllive të larta, për të marrë pjesë në testin e demokracisë këtë të dielë të nxehtë.

170 persona ishin të pranishëm, raportojnë komisionerët e zgjedhjeve. Në total jetojnë në Grudë 2500 njerëz. Votuesit që dalin në zgjedhjet lokale në Shqipëri këtë të dielë, kanë të ngjarë të votojnë për socialistët. Ata janë të vetëm sepse opozitën nuk mund ta qarkojë kush. Janë zgjedhje të pakëndshme, sepse në shumë komuna ekziston vetëm një emër në listën e kandidatëve për kryetarë bashkish.

Këtu në Qarkun e Shkodrës, një bastion i demokratëve konservatorë, në fletën e verdhë qëndron vetëm emri i socialistit Valdrin Pjetri. Në fletën e gjelbër ekzistojnë shtatë parti, por që nuk mund të gjykohen pasi janë pranë socialistëve në pushtet. Këtu nuk ka asnjë shenjë të opozitës.

Një grua e moshuar që voton gjatë procesit të sotshëm.

Zgjedhje jo-legjitime

Demokratët kërcënuan me bojkot që dy vjet më parë, tani e kanë bërë realitet. Ata pretendojnë se zgjedhjet janë falsifikuar me blerje votash dhe kërcënime nga socialistët, ndaj janë të paligjshme.

Në ditët përpara zgjedhjeve, në disa zona në veri të vendit, mbështetësit e opozitës dogjën materialet zgjedhore dhe sulmuan qendrat e votimit. Për këtë arsye, të dielën në Grudë, materialet zgjedhore u sollën me polici, dhoma u kyç dhe forcat e rendit mbikëqyrnin godinën.

“Nuk votova, prindërit më thanë që të mos shkoja,” thotë Mariana Curri, që kalon përmes fshatit në të nxehtin e mesditës. Këto do ishin zgjedhjet e para për 19-vjeçaren. Ajo e mirëkupton vendimin e demokratëve për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Por mendon se shumë njerëz këtu në fshat e kanë humbur besimin tek të gjitha partitë.

Curri është e shqetësuar se situata po përshkallëzohet. Nuk është e qartë nëse kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, do japë dorëheqjen dhe do t’ia lërë postin socialistit. Në fund do të vendosë Gjykata Kushtetuese nëse këto zgjedhje ishin të ligjshme apo jo. Ajo aktualisht nuk funksionon, sepse duhet të emërohen edhe dy gjyqtarë.

Kujtesë e komunizmit

Në Shqipëri, zgjedhjet janë mbi të gjitha deklarata besnikërie ndaj partive të caktuara, të cilat të sigurojnë vendin e punës në administratë. Komisioneri i zgjedhjeve, Paulin Gropaj ende e kujton se si bëheshin zgjedhjet në Grudë gjatë komunizmit. “Njerëzit rreshtoheshin në radhë të gjata dhe këndonin këngë patriotike,” thotë ai. “Kush nuk votonte, përfundonte në burg”.

Edhe atëherë ishte vetëm një kandidat në listë. Shumë njerëz ndjejnë këtë të dielë se po u kujtohet ajo kohë. Në Korçë, qytetarët me shalla të kuq, duke kërcyer me këngë komuniste, talleshin me zgjedhjet. Në Durrës, një votues hyri me kallashnikov në qendrën e votimit dhe u përpoq të hiqte kutitë e votimit.

Megjithatë, rezultati më interesant u argumentua të dielën: pjesëmarrja e dobët. Madje në fshatin Ngraçie u hodh vetëm një fletë votimi në kuti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë