Ekonomi

KE vlerëson legjislacionin për Bankën e Shqipërisë, thekson përafrimin me standardet europiane

Komisioni Europian ka vlerësuar nivelin e përafrimit të Shqipërisë me legjislacionin e Bashkimit Europian në fushën e politikës monetare, në Raportin e Progresit për vitin 2026, të publikuar këtë të mërkurë.
Në dokumentin e Brukselit theksohet se Shqipëria ka arritur një nivel të lartë përafrimi me acquis-in e BE-së sa i përket ndalimit të aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare.

“Për politikën monetare, Shqipëria ka një nivel të lartë të përafrimit me acquis-in e BE-së në lidhje me ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare. Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik”, thuhet në raport.


Copyright © Gazeta “Si”


3 përgjigje te “KE vlerëson legjislacionin për Bankën e Shqipërisë, thekson përafrimin me standardet europiane”

  1. thotë:

  2. thotë:

  3. thotë:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë