Biznes

Simptomat e frikës po infektojnë prodhimin

Një furnitor nga Korça që duhet të shpinte furnizim në Gjirokastër dhe të ishte prezent në një mbledhje pune atje, e anuloi udhëtimin "se kishte frikë nga Koronavirusi".

Arben Shkodra nga Dhoma e Prodhuesëve Shqiptarë e tregoi rastin për gazetën “Si” kur e pyetëm " Nëse lajmet për virusin a po "infektojnë" ekonominë?" "Njerëzit e zinxhirit të biznesit kanë nisur ti tuten koronavirusit që ka trokitur në Itali dhe Greqi dhe po sabotojnë punën"-tha zoti Shkodra .

Ai pohon se kjo është një situatë e pazakontë pasi përmasat e kësaj epidemie po ndjehen në mjaft vende të botës dhe se për shkak të frikës, panikut dhe masave të disa shteteve për të përmbajtur përhapjen e virusit, kanë filluar të ndjehen efektet edhe në ekonomitë përkatëse.

Sipas Shkodrës, në vetvete ky virus nuk ka pse të ketë një ndikim të veçantë në ekonomi pasi sipas ekspertëve të kësaj fushe nuk ka një rrezikshmëri tepër të lartë. Efekti i këtij fenomeni fillon dhe bëhet serioz kur amplifikohet në mënyrë të gabuar dhe tej masës, duke krijuar panik dhe histeri kolektive. “Në një moment kur sheh radhë në farmaci për maska, alkhool apo larës për duart, tregon që ata njerëz janë nën efektin e panikut duke krijuar kaos në zinxhirin e shpërndarjes së produkteve por edhe duke ulur produktivitetin e ditës së punës”- thotë Shkodra.

Të njëjtin mendim ndan me gazetën “Si” edhe Alban Zusi nga Qendra Shqiptare e Eksporteve.

Ai tregon se ka anulluar një udhëtim për në Itali ku duhet të shkonte me domsodo për çështje biznesi.

Zusi mendon se në këtë fazë nuk ka rrezik real për ekonominë. Nëse tregu kinez thotë ai mund të konsiderohet si i rrezikshëm, shqiptarët mund të eksplorojnë tregje të reja si Turqia dhe vendet e Bashkimit Europian.

Arben Shkodra shpjegon se aktualisht nuk ndjehen lëkundje të shkëmbimeve tregtare me BE-në dhe vecanerisht me Italinë, kurse shkëmbimet tregtare me Kinën për momentin janë ngadalësuar. Nëse situata nuk do të përmirësohet në Kinë, atëhere në muajt në vijim mund të ketë një zhvendosje të shkëmbimit tregtar në vende të tjera alternative të cilat mund të jenë në gjendje të plotësojnë mungesën që lë Kina në import-ekport, thotë ai.  “Nëse situata e përhapjes së virusit do të përkeqësohet në Itali, atëherë mund të fillojne efektet negative në aspektin e shkëmbimit tregtar, pasi Italia eshte aktualisht nje nga partnered tane kryesor qofte te importit por edhe te exportit”.

Kurse përfaqësuesit e sektorit të fasonëve dhe të bujqësisë janë akoma më optimist.

“Ne nuk eksportojmë kafshë të gjalla askund. Jemi të vetëizoluar në këtë kuptim. Ne eksportojmë; naftë, krom, fruta-perime, të cilat nuk janë vektorë të shpërndarjes së virust, kështu që vazhdojnë. Për mua paniku është i tepërt. Pesë vite më parë mua më ka shpërthyer koronavirusi (një prej fanmiljes së këtij virusi) në fermën time ku më vdiqën 30 viça derisa arrita të bëja analizën e diferencuar në tre ditë. Në gjënë e gjallë koronaviruest kapin zakonisht viçat dhe derrat deri në dy javësh. Higjena është shumë e rëndësishme në këto raste”- shpjegon për gazetën “Si” eksperti në fushën e bujqësisë Ervin Resuli.

Në sektorin e fasonerisë deri më tani nuk ka patur probleme të lidhura me ndërprerjen e prodhimit në fabrikat e Kinës dhe kontratat me Italinë kanë funskionuar normalisht.

Përfaqësuesi i Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë Florian Zekja thotë se paniku është i tepërt në këto momente, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe ekonomik.

“Ne tani po përfundojmë sezonin pranverë-verë dhe për tre javë do të nisim sezonin vjeshtë-dimër. Ne aksesorët i importojmë krejt nga Kina. Në fillim u shqetsuam, por ka disa ditë që fabrikat në Kinë kanë nisur punë. Një pjesë e shtëpive të modës prodhimin e kanë në Kinë, një pjesë tjetër në Ballkan. Por edhe sikur situata të agravohet në Kinë, ne mund ta shohim si oportunitet. Prodhimi mund të zhvendoset në Shqipëri, siç ndodhi disa vite më parë kur në Egjipt pati sulme dhe prodhimi atje u zhvendos në Ballkan e Shqipëri.”- tregon për gazetën “Si” Zekja i cili shpjegon se sektori fason mund ta përballojë një fluks të mundshëm pune, pasi mungesa në radhët e punonjësve po nis të mbushet me punëtorë nga Bangladeshi.

Sipas tij 30 galantireët e parë kanë ardhur në Elbasan, janë profesionistë të prodhimit të çantave. Mbi 300 të tjerë kanë nënshkruar kontratat, por po pengohne nga situata në Kinë sepse atje i marrin vizat për në Shqipëri.

Ata janë kontraktuar me pagesa 300 $ plus akomodim dhe ngrënie. Janë të rrinj 22-30 vjeç të cilët do të punojnë për katër vjetë në Shqipëri.

Sipas tij , në vetvete ky virus nuk ndikon në ekonomi, sepse nuk prek gjithë popullatën, por krijon ndërprerje në zinxhirin e vlerës kur individë të caktuar ose grupe individësh vendosin të braktisin punën për disa ditë.

“Në një moment kur sheh radhë në farmaci për maska dhe alkool tregon që ata njerëz po humbasin kohë dhe nuk janë produktiv, por shtojnë dhe shpërndajnë frikën”- thotë Shkodra.

Alban Zusi nga Qendra Shqiptare e Eksporteve na tregoi se ka anulluar një udhëtim për në Itali ku duhet të shkonte me domosdo për çështje biznesi.

Zusi mendon se në këtë fazë nuk ka rrezik real për ekonominë. Nëse tregu kinez thotë ai mund të konsiderohet si i rrezikshëm, shqiptarët mund të eksplorojnë tregje të reja si Turqia dhe vendet e Bashkimit Europian.

Arben Shkodra shpjegon se aktualisht nuk ka lëkundje të shkëmbimeve tregtare me BE-në dhe Italinë, kurse shkëmbimet me Kinën janë të papërfillshme; deri në 480 mln euro importet dhe 60 mln eksportet, të cilat mund të zhvendosen në Paksitan nëse situata përkeqësohet. Epidemia nuk krijon ekonomi, thotë ai.  “Vetëm nëse situata e përhapjes së virusit do të përkeqësohet në Itali, atëherë mund të ketë efekt negative në aspektin e vlerës së shkëmbimit tregtar”.

Kurse përfaqësuesit e sektorit të fasonëve dhe të bujqësisë janë akoma më optimist.

“Ne nuk eksportojmë kafshë të gjalla askund. Jemi të vetëizoluar në këtë kuptim. Ne eksportojmë; naftë, krom, fruta-perime, të cilat nuk janë vektorë të shpërndarjes së virust, kështu që vazhdojmë. Për mua paniku është i tepërt. Pesë vite më parë mua më ka shpërthyer koronavirusi (një prej familjes së këtij virusi) në fermën time ku më ngordhën 30 viça, derisa arrita të bëja analizën e diferencuar në tre ditë. Në gjënë e gjallë koronaviruest kapin zakonisht viçat dhe derrat deri në dy javësh. Higjena është shumë e rëndësishme në këto raste”- shpjegon për gazetën “Si” eksperti në fushën e bujqësisë Ervin Resuli.

Në sektorin e fasonerisë deri më tani nuk ka patur probleme të lidhura me ndërprerjen e prodhimit në fabrikat e Kinës dhe kontratat me Italinë kanë funksionuar normalisht.

Përfaqësuesi i Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë Florian Zekja thotë se paniku është i tepërt në këto momente, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe ekonomik.

“Ne tani po përfundojmë sezonin pranverë-verë dhe për tre javë do të nisim sezonin vjeshtë-dimër. Ne aksesorët i importojmë krejt nga Kina. Në fillim u shqetësuam, por ka disa ditë që fabrikat në Kinë kanë nisur punë. Një pjesë e shtëpive të modës prodhimin e kanë në Kinë, një pjesë tjetër në Ballkan. Por edhe sikur situata të agravohet në Kinë, ne mund ta shohim si oportunitet. Prodhimi mund të zhvendoset në Shqipëri, siç ndodhi disa vite më parë kur në Egjipt pati revolta dhe prodhimi atje u zhvendos në Ballkan e Shqipëri”- tregon për gazetën “Si” Zekja i cili shpjegon se sektori fason mund ta përballojë një fluks të mundshëm pune, pasi mungesa në radhët e punonjësve po nis të mbushet me punëtorë nga Bangladeshi.

Sipas tij, 30 galantierët e parë kanë ardhur në Elbasan, janë profesionistë të prodhimit të çantave. Mbi 300 të tjerë kanë nënshkruar kontratat, por po pengohen nga situata në Kinë sepse atje i marrin vizat për në Shqipëri.

Ata janë kontraktuar me pagesa 300 $, plus akomodim dhe ngrënie. Janë të rinj 22-30 vjeç të cilët do të punojnë për katër vjet në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë