Nga Gazeta Si- Elita e padelit botëror “FIP Platinum Albania 2026” do të vijë në Shqipëri në datat 24-31 maj në Tiranë.
Lojtarët ndërkombëtarë do të jenë në sheshin “Skënderbej” ku do të luajnë në 4 fusha të ndërtuara për zhvillimin e këtij turneu.
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, tha se 4 fushat do t’i mbeten Federatës. Ai nënvizoi se ky turne sjell një sërë përfitimesh, si promovimi i Shqipërisë si dhe ndikimi ekonomik.
“Evente të tilla gjenerojnë një fluks të konsiderueshëm vizitorësh. Kjo përkthehet në të ardhura shtesë për ekonominë lokale, në nxitje të turizmit sportiv”, thotë Gonxhja.
“Do të ketë 4 fusha të ndërtuara për zhvillimin e këtij turneu që janë një aset që do të qëndrojë në funksion që do t’i mbeten Federatës si bazë e domosdoshme për çuarjen përpara dhe duke mundësuar organizimin e aktiviteteve të tjera”, tha ministri Gonxhja.
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Padelit, Luigi Carraro, tha se surpriza më e madhe e këtij viti është zhvillimi i turneut në sheshin “Skënderbej”.
“Sheshi është elegant, me shije dhe që do t’u mundësojë atletëve më të mirë të luajnë në një ambient unik”, u shpreh Carraro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje