Menaxhim

Mbyllen aplikimet për përfitimin e subvencioneve, aplikuan 68.500 fermerë

Nga Gazeta 'Si'-Aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi janë mbyllur.

Në total sipas të dhënave nga AZHBR-ja kanë aplikuar 68.500 aplikime përmes portalit e-Albania, për masat direkte në bujqësi.

Qarku me numrin më të lartë të aplikimeve është ai i Fierit, pasuar nga qarku i Korçës.

Udhëzimi i përbashkët nga ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave përcakton se mbështetja për fermerët do të zbatohet nëpërmjet 9 masave.

Fokusi kryesor i dhënies së fondeve këtë vit është për sektorin e blegtorisë, i cili merr 60 % të totalit të skemës kombëtare të subvencioneve në bujqësi. Mbështetja me naftë për fermerët këtë vit, ndryshe nga viti i shkuar, do të përfitohet vetëm për mbjelljet e sezonit të parë.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3.3 miliardë lekë ndërsa vitin e shkuar mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4.9 miliardë lekëve.

Për herë të parë do të aplikohet skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10.000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1.000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë