Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 50 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë nga një vend i BE-së gjatë 2022-shit, raporton Eurostat.
Fill pas marokenëve dhe sirianëve, shqiptarët zënë vendin e tretë për numrin më të madh të pasaportave të marra. Sipas vendeve, mbi 75% e tyre kanë marrë shtetësinë italiane, mbi 19% greke dhe 1% suedeze.
Në 20 vite, për periudhën që Eurostat raporton shifrat, janë më shumë se 600 mijë shqiptarë, të pajisur me një pasaportë europiane. Numri më i lartë raportohet në 2016-n, kur rreth 67 mijë shqiptarë morën një pasaportë europiane. Në raport me numrin e popullsisë në vend, 2.8 mln (INSTAT 2022), rezulton se të paktën 22% e shqiptarëve janë larguar.

Sipas Eurostat, për 2022-shin pothuajse 1 mln qytetarë nga vendet jashtë BE-së morën pasaportën e një vendi brenda bllokut.
Italia, Spanja dhe Gjermania kanë dhënë pjesën më të madhe të shtetësisë, respektivisht, 213 mijë, 181 mijë dhe 166 mijë.
Gjysma e qytetarëve që morën shtetësinë, ishin më pak se 31- vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.