Para

Vlera më e lartë e raportuar/ BSH: Emigrantët sollën 930 mln euro dërgesa në Shqipëri gjatë 2023-shit

Nga Gazeta 'SI' - Dërgesat e shqiptarëve që kanë emigruar, për të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur vlerën më të lartë të raportuar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 2023-shin erdhën 930 mln euro remitanca, dërgesa nga jashtë. Rritja vjetore raportohet mbi 11%.

Gjithsesi të dhënat që vijnë nga Eurostat, raportojnë se niveli më i lartë i dërgesave u arrit në 2022-shin, 1.2 mld euro ose sa 9.2% e PBB-së së vendit. 

Rritja e tyre ka ecur paralelisht me rritjen e emigrimit në vend, ku që pas viti 2016 ka përjetuar një valë të re largimesh. Vendet e BE-së mbeten burimet kryesore të këtyre parave.

Eurostat thotë se në Europë jetojnë 600.000 shqiptarë, që janë të pajisur me pasaportë të një vendi të bllokut, shtuar edhe numrit e azilkërkuesve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë