Analize

Maqedonia e Veriut voton nën hijen e pandemisë dhe kryeministrit shqiptar

I dha fund mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë, duke i hapur një shteg Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, por Zoran Zaev e ka sot po aq të vështirë të marrë një mandat tjetër sa partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi.

Social Demokratët e Maqedonisë së Veriut (LSDM) përballen me një beteje të vështirë për të mbajtur pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme të mërkurën për shkak të shqetësimeve të mëdha të qytetarëve të vendit fqinj, të cilat përfshijnë jo vetëm koronavirusin por edhe ekonominë dhe korrupsionit.

Qeveria e Zaev u cilësua ndërkombëtarisht si një model për vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, por marrëveshja e Prespës iu kthye në bumerang pasi BE shtyu hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut Shqipërinë, duke u detyruar të japë dorëheqjen. Edhe pse BE dha dritën jeshile për negociatat disa muaj më parë, Zaev ka humbur tanimë besimin e shumë qytetarëve dhe ndryshe nga zgjedhjet presidenciale, nuk ka as mbështetjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kryeminister shqiptar?

Partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka vendosur të garojë për herë të parë me një kandidat shqiptar për kryeministër, Naser Zyberin, duke u përpjekur të mbledhë elektoratin shqiptar rreth tij.

Secila prej dy partive më të mëdha LSDM, dhe  VMRO-DPМНЕ, pritet të fitojë midis 30 dhe 40 për qind të votave. Ndërkohë, BDI priret të marrë rreth 10% të votave, duke do të luajtur kështu edhe një herë një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kryeministrit.

Ali Ahmeti, Gazeta Si, 2020

Sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë për vendin e parë midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, por të formuar një qeveri, secila prej partive të mëdha do të duhet të paktën një partner  koalicioni, i cili ka shumë të ngjarë që një prej partive shqiptare.

Kreu i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se nuk do të negociojë as me ndonjërin nga dy partive të mëdha kësaj here, përveç nëse kandidati i tij nuk emërohet kryeministër. Si LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE e kanë refuzuar këtë parakusht.

Ky vendim i Ahmetit, i cili ka mbizotëruar përherë skenën politike maqedonase, ka ngjallur kontradita të forta në Shkup, jo vetëm mes partive opozitare shqiptare, por edhe qytetarëve.

Vendi fqinj nuk ka pasur asnjherë në historinë e tij një kryetar shteti shqiptar. Arritja më e madhe erdhi në mandatin e kaluar, kur kryetar i parlamentit i zgjodh për herë të parë në një shqiptar, zoti Talat Xhaferri.  Rritja e ndikimit të partive pas referendumit për ndryshimin e emrit, rrethanat e reja dhe fryma pozitive politike, bëri të mundur që shqiptarët të merreshn më seriozisht në politikën maqedonase.  Në këto kushte, është logjike të pyesim pse kur shqiptarët kanë garuar për kryetar parlamenti dhe president, përse të mos garojnë edhe për kryeministër?

Sipas  ekspertëve, nëse blloku politik shqiptar bashkohet dhe vë një kusht  “të pamundshëm”që kësaj radhe kryeministri të jetë shqiptar, ky nuk është një mision i pamundur

Eksperti Daut Daut thotë se nuk e dimë se si do të reflektohej pandemia në votën e qytetarëve. “Ndoshta shqiptarët do të jenë shqiptarët më të guximshëm për të dalë në votime se trupi votues i partive maqedonase? Krijimi i një raporti të ri, utopi? Ndoshta. Dhe po s’doli si opsion fitues kryeministri shqiptar, përvoja na mëson se nuk është e paarrtishme”, thotë ai.

Por në Maqedoninë e Veriut, ashtu si në Kosovë, zgjedhjen e kryeministrin e bën të mundur më shumë sesa fitorja në zgjedhje, marrëveshjet për koalicion, me fjalë tjera, pazaret politike. Kjo është edhe arsyeja përse ekspertët e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut e kanë cilësuar këtë ide të Bashkimit Demokratik për Integrim si tentativë për të fituar sa më shumë vota në zgjedhjet e sotme.

Zoran Zaev

Zgjedhje në kohë pandemie

Vendi fqinj është përballur me pandeminë nën udhëheqjen e një qeverie teknike, por pas lehtësimit të kufizimeve, regjistroi një rritje të mprehtë të rasteve dhe vdekjeve. Rastet e raportuara ditore u rritën me shumë se 100 gjatë gjithë qershorit dhe që nga atëherë tendenca alarmante vazhdon të rritet, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është më e larta në rajonin e Ballkanit.

"Unë mendoj se është një valë e dytë," tha Zaev. "Në vendin tonë, ajo filloi më herët për shkak të komunitetit tonë të madh mysliman, i cili festoi Ramazanin në fund të prillit dhe maj”.

Zaev hodhi poshtë kritikat se qeveria kishte qenë shumë e butë me festimet fetare.

"Ne nuk mund të bënim asgjë më shumë, sepse ne jemi një parti demokratike dhe kushtetuta jonë përmend që ka liri që nuk mund të kontrollohen as gjatë luftës apo emergjencës. Një nga këto është liria e fesë, "tha ai.

Por kundërshtarët e tyre akuzojnë LSDM-në për heqjen e kufizimeve të bllokimit para kohe për të nxitur mbajtjen e zgjedhjeve.

"Ajo që shkoi keq është gatishmëria e Zaev për të bërë zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur," tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikoloski.

"Në mars dhe prill pati koronavirusi ishte nën kontroll, popullariteti i qeverisë u rrit në sondazhet dhe LSDM dëshironte ta përdorte për zgjedhje të parakohshme. Për ta bërë këtë, LSDM hoqi të gjitha masat, dhe numrat ”.

Nga ana e tij, Zaev tha se situata së shpejti do të jetë nën kontroll dhe se ekonomia do të jetë një nga më pak të ndikuarat nga virusi në Europë, me një tkurrje të PBB-së prej rreth 4 për qind, sepse vendi nuk mbështetet shumë tek turizmi.

A woman walks near the electoral billboard of Zoran Zaev, Leader of the ruling party SDSM party in Skopje on July 14, 2020. - North Macedonia heads to the polls on July 15, 2020 to elect a government in the midst of a resurgence of coronavirus cases, which has fuelled a bitter blame-game between rival camps. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP) (Photo by ROBERT ATANASOVSKI/AFP via Getty Images)

Koronavirusi ka detyruar ndryshime të mëdha në rutinën zgjedhore normale. Votimi nuk po bëhet në ditën e votimit normal të së dielës në përpjekje për të zvogëluar shanset e votuesve që të grumbullohen dhe të përfitojnë nga dita e pushimit.

Votuesit duhet të mbajnë maska ​​dhe të mbajnë distancën sociale prej 2 metrash. Njerëzit e moshuar, grupet e tjera të rrezikuara dhe ata në karantinë ishin në gjendje të votonin të hënën dhe të martën.

Kundërshtarët e LSDM-së thonë se rekordi i saj i politikës së jashtme, i cili përfshinte një traktat të ri miqësie me Bullgarinë, mund të ketë fituar miq në Perëndim, por bëri që partia t’i linte pas dore reformat për të përmirësuar jetën e përditshme, ekonominë dhe shtetin e ligjit.

"Njerëzit janë të zhgënjyer nga keqmenaxhimi dhe kriza e koronavirusit është vetëm maja e ajsbergut," tha Nikoloski. "Në tre vitet e fundit ekonomia pësoi rënie dhe kemi parë më dhjetëra skandale korrupsioni."

Vetë VMRO-DPMNE nuk është e paprekur nga skandalet e korrupsionit. Ish-kryeministri i saj Nikolla Gruevski, i cili është akuzuar gjerësisht për udhëheqjen e një sistemi gjithnjë e më autoritar, u dënua në mungesë për blerjen e paligjshme të një Mercedes luksoz. Ai u arratis në Hungari në vitin 2018 për të shmangur burgun.

Zaev hodhi poshtë akuzat e kundërshtarëve të tij si për korrupsion ashtu edhe për ekonominë. Ai tha se vendi kishte bërë përparim në sundimin e ligjit ndërsa papunësia ra dhe paga minimale dhe mesatare u rrit ndjeshëm gjatë kohës së tij në detyrë.

"Tani ne kemi shansin të jemi 100 për qind të përqendruar në problemet e përditshme," shtoi ai. "Ne kemi miq shumë të mirë rreth nesh, Greqinë, Bullgarinë, ne jemi anëtare të NATO-s, ne jemi në fillim të negociatave në BE dhe ne mund ta ndryshojmë shoqërinë tonë për mirë”, thotë Zaev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë