Analize

Macron i mbyll dyert Ballkanit: S’do pranojmë asnjë anëtar të ri!

Vizita historike e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd duket u kthye në një lajm të keq për të Ballkanin Perëndimor dhe vetë Serbinë, pasi kreu i Elizesë deklaroi se asnjë vend i rajonit nuk do të bëhej pjesë e Bashkimit Europian përgjatë viteve të ardhshme.

Sipas Macron, kësaj radhe është BE-ja ajo që nuk është gati për anëtarët e rinj dhe se përpara se të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, unioni duhet të reformohet.

Deklaratat e tij në Beograd nuk ishin surprizë për asnjë nga gazetarët që e ishin mbledur për të ndjekur nga afër këtë vizitë, pasi Franca mori rolin udhëheqës në bllokimin e bisedimeve me vendin tonë dhe Shkupin përgjatë mujave të fundit, duke sugjeruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bien ndesh me demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe se BE duhet të reformohet para se të mendojë për zgjerimin. Sipas një zyrtari të Pallatit të Elizesë, Franca ende nuk ka vendosur nëse do të mbështesë në tetor hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë.

Emmanuel Macron dhe Aleksander Vuçiç

Gjatë vizitës së tij në Beograd, Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi Serbinë se BE-ja nuk mund të pranojë asnjë anëtar të ri derisa të reformohet.

Macron tha në një konferencë të përbashkët shtypi të mbajtur në Beograd të hënën me homologun e tij serb Aleksander Vuçiç, se Serbia nuk mund të bashkohet me unionin evropian derisa BE të reformohet.

"BE me 28 anëtarë tani nuk funksionon dhe nuk mund të zgjerohet pa u reformuar," tha Macron.

Macron është bërë gjithnjë e më shumë e irrituar nga refuzimi i Gjermanisë për të mbështetur kërkesat e tij për reformimin e BE-së dhe më pas zgjerimin, pasi Berlini e cilëson integrimin e Ballkanit Perëndimor një nevojë strategjike të unionit. Franca ka përmendur vazhdimisht problemet me krimin e organizuar, korrupsionin dhe kronizmin politik që ka pllakosur në Ballkanin Perëndimor, për të argumentuar se rajoni ynë nuk i përket BE-së.

Presidenti francez tha se Serbia duhet ndërkohë të qëndrojë në kursin e saj drejt BE-së dhe të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme, duke shtuar se BE gjithashtu duhet të jetë gati të pranojë Serbinë.

"BE duhet të marrë disa vendime në mënyrë që të funksionojë më mirë", vuri në dukje Macron.

Emmanuel Macron dhe Aleksander Vuçiç

Duke u përqendruar më pas tek mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës., Macron njoftoi se do të organizojë një takim me përfaqësues të nivelit të lartë të Prishtinës, Beogradit dhe Kancelares gjermane Angela Merkel.

"Serbia dhe Kosova janë vende evropiane dhe ne duhet ta tregojnë këtë në fakte", tha ai, duke i nxitur të dyja palët që të përmbahen nga lëvizjet e njëanshme.

Vuçiç tha se e kishte njoftuar Presidentin francez për situatën e tanishme midis Serbisë dhe Kosovës dhe i kërkoi atij të ndihmonte Beogradin në rrugën e saj drejt BE-së.

"Kurrë nuk kam pasur një bisedë kaq të hapur dhe të sinqertë me një zyrtar europian," theksoi Vuçiç.

Presidentët serbë dhe francezë diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin politik dhe ekonomik, duke nënshkruar 22 marrëveshje, duke përfshirë një marrëveshje për shpërndarjen e raketave sipërfaqësore dhe një projekt gjigant për ndërtimin e një metroje në Beograd.

Macron tha se Europa duhet ta mbështesë rinisjen e dialogut për normalizim e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje konkrete në muajt e ardhshëm. "Unë do të angazhohem personalisht për këtë marrëveshje, sepse besoj në Europë", tha Macron në konferencën për shtyp.

I pyetur nëse Franca mund të ofrojë zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialogut, Macron u shpreh se nuk ishte në Beograd për t’ju dhënë mësime Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk kam përgjigje, nuk ka zgjidhje magjike as në xhepin tim, as në atë të Gjermanisë, të Shteteve të Bashkuara apo të Rusisë”, tha Macron, duke paralajmëruar një takim të ri të delegacioneve.

Emmanuel Macron dhe Aleksander Vuçiç

“Do të organizoj një takim të posaçëm me udhëheqësinë e Kosovës, me ju, kryeministren e Serbisë dhe kancelaren (gjermane, Angela) Merkel… Franca është e angazhuar për të gjetur një marrëveshje të qëndrueshme", tha ai.

Presidenti francez po ashtu tha se të dyja palët duhet të përmbahen nga lëvizjet e njëanshme.
"Vendimet në kundërshtim me angazhimet e bëra gjatë negociatave, duhet të ndërpriten", tha ai.
Kjo ishte vizita e parë e Presidentit francez në Serbi pas qëndrimit të Jacques Chirac në rajonin e Ballkanit në 2001.

“Mundësia e zgjidhjes së konflikteve Serbi-Kosovës nëpërmjet skenarit të shkëmbimit të territoreve mbetet e pasigurt, ndërsa Paris, ndryshe nga Berlini, është i hapur për një zgjidhje të tillë”, thotë “France 24”.

Macron do të qëndrojë edhe të martën në Beograd, me qëllim të rivendosjes së marrëdhënieve të shkëputura me Serbinë. Edhe ose gazeta franceze "La Croix" gjithashtu nënvizon se Macron vjen në Serbi për të zgjidhur keqkuptimet.

Gazeta kujton se vizita e Macron ishte caktuar për në dhjetor, por u shty për shkak të protestave në Francë.

Deri atëherë, “La Croix” konsideron, Parisi nuk ka ndërmarrë shumë përpjekje për të forcuar lidhjet me Ballkanit Perëndimor, në të cilin Parisi është gjithnjë e më pak i pranishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë