Ngjarje

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

Nga Gazeta Si - Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në komunikimin me gazetarët për vendimet e qeverisë.

“Kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë me e lartë nga ajo që kishte një vit më parë thjesht Park Natyror”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja tha se sipërfaqja e mbrojtur është shtrirë tashmë në mbi 12,727 ha, e gjithë sipërfaqja ujore dhe bregore e lumit bashkë me sipërfaqe të tjera tokësore.

LEXO EDHE:
- Shqipëria synon përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore
- Studimi i fizibilitetit mbi Lumin Vjosa: Si do të zhvillohet parku në dy faza
- Reportazh në Vjosë/ Si po kërcënohet mbijetesa e lumit të fundit të egër në Europë. Banorët: Duan ta zhdukin
- The Economist: Si ambientalistët shqiptarë po bllokojnë vërshimin e digave në lumin e Vjosës
- Shkencëtarët europianë zbarkojnë në Vjosë: Pjesë e parkut kombëtar duhet të jenë edhe degët e lumit
- Rama: E gjithë Vjosa Park Kombëtar, e pamundur
- BE: E gjithë Vjosa të shpallet Park Kombëtar
- Kauza e mbrojtjes së lumit Vjosa shpaloset në sheshet e Europës

“Bashkë me 3 degë të tjera të Lumit Vjosë, më konkretisht lumi Drino, lumi Bënç dhe Shushica bëjnë atë që quhet sot Parku i parë në Europë i një lumi të egër. Një punë shumë e gjatë që kurorëzohet sot me këtë akt ligjor. Është faza e parë e kësaj pune”.

Po ashtu, ministrja tha se sot është shpallur monument natyre Tulipani Shqiptar. Bëhet fjalë për një lëndinë të caktuar në bashkinë Kukës në të cilën gjenden kushtet e favorshme për rritjen e këtij tulipani.

Janë 35 ha në Njësisë Administrative Surroj, Kukës. Kjo specie e veçantë është edhe në listën e kuqe ndërkombëtare, në speciet e rrezikuara. Rritet vetëm në Shqipëri dhe vetëm në atë zonë të Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë