Mjedis

Shkencëtarët europianë zbarkojnë në Vjosë: Pjesë e parkut kombëtar duhet të jenë edhe degët e lumit

Më shumë se 30 shkencëtarë nga vende të ndryshme të Europës dhe Shqipëria janë vendosur përgjatë lumit të Vjosës, duke vlerësuar dy degët kryesore të saj, siç janë Shushica dhe Bënça. Ekspertët janë mbledhur individualisht në mënyrë që të ofrojnë më shumë informacione mbi këtë zonë.
“Ne kemi ofruar edhe një herë mbështetjen tonë për qeverinë e sapo zgjedhur të Shqipërisë në mbrojtjen e rrjetit unik të lumit Vjosa dhe krijimin e parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë. Nëse ndërtohet një digë të vetme, opsioni për të pasur një park kombëtar do të të humbasë,” është Aleko Miho, pedagog në departamentin e biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.


Në konferencë e realizuar nga organizata “Save the Blue Heart of Europe” dhe “Eco Albania” ishte i pranishëm edhe Dorian Matlija, avokat nga organizata Res Publica, i cili është shprehur se të dhënat e mbledhura nga shkencëtarët janë thelbësore për të ndaluar këto projekte të dëmshme.
“HEC-et në Shushicë aktualisht janë kërcënimi më i afërt. Së bashku me komunitetet lokale përgjatë lumit dhe OJQ-të, ne jemi të vendosur të ndalojmë këto projekte,” shpjegon Matlija.
Sipas ekspertëve për të treguar vlerën e këtyre degëve piktoreske, kërkimi multidisiplinar është thelbësor. Pikërisht për këtë arsye në terren janë 30 ekspertë nga disiplina të ndryshme si: hidromorfologë, ekologë të bimësisë, algologë, specialistë të jovertebrorëve ujorë dhe tokësorë, icitologë, ornitologë, herpetologë, ekspertë të proceseve të vetë-pastrimit dhe ekologë të ujërave nëntokësore.
“Shkencëtarët nuk kursyen shpenzime dhe përpjekje për të marrë pjesë në këtë javë kërkimore dhe për të kontribuar në mbrojtjen e këtyre ekosistemeve të jashtëzakonshme,” shpjegon më tej Miho.

Ekspertët deri më tani kanë konstatuar se ndërsa kërcënimi i hidrocentralit Vjosa është shmangur për momentin, degët e saj kryesore janë ende të rrezikuara. Siç u parashtrua në një konference të mbajtur nga shkencëtarët të enjten në Qendrën Kërkimore Vjosa në Tepelenë, rreth pesë HEC-e janë parashikuar për tu bërë në Shushicë, ndërsa Bënça kërcënohet nga jo më pak se tetë HEC-e. Shkencëtarët shpjegojnë, që për të mbrojtur Vjosën, është thelbësore të mbrohen edhe degët e saj, pasi e veçanta e lumit Vjosa qëndron nëse nuk preket i gjithë ujë mbledhësi.
"Nëse shkatërroni degët e saj, edhe Vjosa do të shkatërrohet në mënyrë të pashmangshme, ashtu si trungu i një peme, që vdes gradualisht nëse i prisni të gjitha degët e saj",është shprehur shkencëtari australian Fritz Schiemer në konferencë.
Ndërsa, Gabriel Singer, pedagog në Universiteti i Innsbruck shpjegoi se në lumin Shushica ka nëvojë për një mbrojtje më të madhe.
Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se është tepër e rëndësishme që edhe degët si Shushica dhe Bënça, apo edhe degët e tjera të rrjedhës së lirë duhet të bëhen pjesë e një Parku Kombëtar Vjosa, në mënyrë që të mbeten të padëmtuar, ndërkaq ata shpjegojnë se ajo zonë i plotëson të gjitha kushtet për t’u konsideruar Park Kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë