Politike

‘Hajde se e Lulit është…’, / Zjarri në Kuvend ra në tavolinën e Bashës

Seanca e të enjtes u mbyll mes kaosit, tymueseve, por edhe zjarrit që u shkaktua nga tymueset që u hodhën nga deputetët e opozitës.

Por vendi ku karta mori zjarr nga tymueset ishte në tavolinën ku ulet deputeti dhe njëkohësisht, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas zjarrit, garda dhe deputetët e PD të pranishëm nxituan që të shuanin flakët.

Gazmend Bardhi: Kartën e Lul Bashës prishën?! (Qesh)

(Albana Vokshi qesh në sfond), deputetja: E Bashës është? Leje...

Gazmend Bardhi: Hajde se e Lulit është, s'ka gjë...

Edi Paloka: Lul Bashën dogjët?


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë